• |
ide | kryesore

“Sa shumë të paskan gënjyer Johannes Hahn!”

Lajme, Të fundit

Deklarata e Komisionerit të Zgjerimit të BE, Jonannes Hahn se Vettingu në Shqipëri po ecën shumë mire dhe se po shikohet mundësi të kopjohet nga vendet e BE-së ka shkaktuar menjëherë reagimin e opozitës.

Reagim i parë erdhi nga LSI, me anë të kryetares Monika Kryemadhi e cila shkruante në Facebook, se Hahn se deklaratat e tij nuk mbulojnë dot korrupsionin dhe krimin në Shqipëri.

“Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajkë e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformën në drejtësi” – shkruan Kryemadhi e cila e mbyll: “E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë”.

Më pas ishte deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi që ka reaguar se komisionerin Hahn e kanë gënjyer kur i kanë thënë se vettingu po ecën shumë mirë.

“Nuk kemi Gjykate Kushtetuese. Nuk kemi Gjykate te Larte. Nuk kemi Prokuror te Përgjithshëm, sic kerkon Kushtetuta. Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi eshte paralizuar nga vetingu dhe pa te nuk kemi kandidate per ne Gjykate Kushtetuese dhe Inspektor te Larte te Drejtesise qe do te hetoje shkeljet e gjyqtareve dhe prokuroreve. Pra nuk kemi asnje kolone te sistemit te drejtesise. Nuk kemi Sistem Drejtesie dhe nuk dihet per sa kohe nuk do ta kemi.

Ta quash kete dizaster si progres te reformes ne drejtesi sic thote Rama, eshte fiks si perralla e Mbretit Lakuriq.
…Sot reforma‎ ne drejtesi ka dale nga te gjitha shinat dhe treni ka ngecur ne zhavorr. Zoti Komisioner, pa e rikthyer trenin ne shinat e Kushtetutes, siç u vendos me konsensus, do te vazhdoni te habiteni!” –shkruan Bylykbashi në një reagim të gjatë. 

Komente të ngjashme bënë edhe deputetë të tjerë të PD-së. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. PD e Lsi ne unison si partia dikur bravo vetem nuk e kuptova kush ka kopjuar teksin e tjetrit,po nuk ishe me keta je armik i popullit.prit dhe pak mona dhe ti bylykbash se ka dhe plan B perendimi.

  2. shi kur te fillojne ta pergojosin kete komisjonerin keta te LSI & PDs .
    I droguar, I shitur, I korruptuar. I paafte. Antar i nje bande te rrezikshme kriminale. ahahah .

    Mjafton te mendosh ndryshe nga keta dhe fillojne te lehin , dhe leshojne dhe goret e tjera ( sic e thote ai komentuesi i pare) me portale dhe analista medioker.

  3. Te pyesesh opoziten me Moniken ne krye si po ecen shqiperia eshte e njenjte si te pyesesh hajdutet, ndihmoni te gjejme hajdutet !
    PD dhe LSI jane si muti qe i vjen era por nuk ka turp..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu