• |
ide | kryesore

Hahn flet për shkarkimin e Metës: Maqedonia është para Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Komisioneri në ikje për Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn e ka bërë të qartë se “Shqipëria është ende prapa në drejtim të hapjes së negociatave”. Kjo pasi, sipas tij, qeveria ka probleme me dialogun, opozita mungon në Parlament si dhe thekson edhe nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai thotë se brenda BE-së ka tjetër qëndrim për Maqedoninë e Veriut. Fqinji ynë lindor duket më i favorizuar për të përfituar çeljen e negociatave në tetor.

Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ai theksoi se edhe pse për të dy vendet është ende duke u punuar për fillimin e negociatave, por ka shtuar se “nuk është sekret që vlerësimi për Maqedoninë e Veriut është më i mirë”.

“Jemi ende duke punuar që t’i çojmë të dy vendet në negociata. Por nuk është sekret se ndjesia mes shteteve anëtare për Maqedoninë e Veriut është thjesht më e mirë. Të dy vendet i kanë përmbushur kriteret e kërkuara si kusht nga anëtarët e bllokut. Për këtë arsye, kemi bërë një rekomandim për të dyja. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka arritur vetëm reformat e kërkuara, por edhe marrëveshjen historike të Prespës e po kështu, edhe traktatin e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, në plan të parë tani janë problemet si mungesa e opozitës në parlament, fakti që qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit”, – tha ai.

Hahn tha se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit të Shqipërisë. Në intervistë, Hahn thotë se një nga kundërshtarët e zgjerimit, Franca, ka filluar të ndryshojë retorikën e saj. Sidoqoftë, ai thotë se shpreson që Franca të ndryshojë qëndrim në mbledhjen e 18 tetorit të Këshillit Europian.



4 Comments

  1. Rufi….hahn opoziten ty e nxore nga parlamenti ty deri tani ke punuar per destabilizimin e shqiperis dhe ja aritet qellimit ne sot skemi gjykat kushtetuse ne sot skemi gjykat te lart ne sot skemi prokurori ne sot skemi opozit ne sot skemi kryetar bashkish ehhhh rufi..hahn po nje dit edhe ty do japesh llogari per fondet e komisionit europian se ram..azani thot qe nese nuk kan hecur reformat fai eshte i europes

  2. Shqiperia ne Europe me kete kryeM…. ?Kjo qeveri e ka cuar Shqiperine siVenezuela ,Panamaja ,Kolumbia ,vendetta e afrikes qendrore .E mbani me shendet kete kryeM…. O popull dele ,komunizmi u ka futur tmerrin e dhisni gjake nga te pjellet e komunisteve (te pjellet e djallit ) .Sote pash nje vizio se si polici bashkiak qelloje nje grua shtatezene ne bark burri i kesaje gruaje nuk u prlesh me policin kriminel per te mbrojtur gruan e tije e jo me te protestoje kunder qeverise per te drejtat e tije Ky njeri duhet ta kishte vrare ate police per dhunen ndaj gruas

  3. Keto sigurisht e kuptojne qe reforma e drejtesise po e humb ngadale mundesine per te proceduar shume nga vjedhjet e bera ne kohe te Saliut, per shak te parashkrimit. Reformes po i mbetet te merret vetem me qeverisjen Rama-Meta. Duhet bere vetting ne politike se ndryshe te korruptuarit e Saliut nuk i nxjerr dot as nga politika. Te pakten te dalin nga politika. Veshtire t’i sekuestrohen dhe pasurite.

  4. E kerkoi PD-ja vetingun ne politike,sa ishte ne parlament.Dolen kunder Manjat-Pallat-Brahat-Ramat me soj e sorollop!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *