• |
ide | kryesore

Sekretet që rrethojnë samitin Trump-Putin, çfarë po fshehin presidentët?

F1, Planet



Asnjë komunikatë nuk është lëshuar pas samitit Trump-Putin në Helsinki, duke nënvizuar kështu diplomacinë informale të Donald Trump. Mungesa e një deklarate të miratuar mes dy presidentëve bën që statusi dhe marrëveshja praktike e arritur mes të dyve të jetë sekret.

Gjithçka që dimë deri tani është informacion i marrë nga intervista e Putin për Fox, konferenca e tij me Trump dhe burime nga samiti i shumëpërfolur i Helsinkit.

Marrëdhëniet ekonomike

Putin, në intervistën e tij për Fox, argumentoi se Rusia ishte një vend shumë i madh për t’u sanksionuar dhe izoluar, por Trump nuk u pyet në konferencën për shtyp lidhur me statusin e ardhshëm të sanksioneve. Putini duket të jetë duke u marrë me një grup pune që përbëhet nga personat më të fuqishëm të industrisë, për të hapur një dialog mbi marrëdhëniet ekonomike në të ardhmen. Putin shpreson që zërat e biznesit do të bëjnë thirrje për heqjen e sanksioneve.

Krimea

Pengesa më e madhe për heqjen e sanksioneve mbetet aneksimi rus i Krimesë. Putin tha se ai dhe Trump nuk ishin dakord për statusin e Krimesë, dhe në fakt, të dy liderët ranë dakord të mbajnë qëndrime të ndryshme.

Pozicioni i Putinit është se krimeasit votuan në një referendum për t’u kthyer në Rusi dhe ky votim duhet të pranohet, ashtu si njerëzit e Falklandit votuan në një referendum për të mbetur pjesë e Britanisë së Madhe. Pati spekulime se Trump do të hiqte dorë nga çështja e Krimesë, duke hequr një arsye për të mbajtur sanksionet ndaj Rusisë.

Në çështjen më të gjerë të Ukrainës, Putin tha se i kishte kërkuar Trump që të ushtronte presion mbi Ukrainën për të bërë më shumë për të përmbushur marrëveshjet e Minskut. Ai gjithashtu la të kuptonte se Ukraina nuk duhet të bashkohej kurrë me NATO-n.

Siria

Supozimi në komentet e të dy liderëve ishte se lufta civile në Siri po shkonte drejt fundit, por Putin deklaroi se duhen shtypur terroristët në Sirinë jug-perëndimore duke mbajtur larg, të ndara, forcat e Sirisë dhe Izraelit, duke iu referuar në mënyrë të veçantë marrëveshjes së vitit 1974 që përfundoi luftën e Yom Kippur dhe përcaktoi linjat e ndarjes midis Izraelit dhe Sirisë. Putin nuk bëri asnjë referencë për statusin e ardhshëm të trupave të mbështetura nga Irani brenda Sirisë, por Trump tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Irani të përfitojë nga fushata jonë e suksesshme kundër ISIS”.

As Putini as Siria nuk janë të gatshëm ta përjashtojnë Iranin nga Siria. Çështja është nëse mund të arrihet një marrëveshje që mban milicinë e mbështetur nga Irani në një distancë të caktuar nga kufiri izraelit. “Krijimi i sigurisë për Izraelin është diçka që Putini dhe unë do të donim të shihnim shumë,” –  tha Trump.

Rindërtimi i Sirisë

Trump duket se ka shkuar më tej se BE duke thënë se është i gatshëm të ndihmojë me rindërtimin e Sirisë, diçka që BE ka këmbëngulur se duhet të kushtëzohet me një marrëveshje më të gjerë paqësore. Trump nuk ka asnjë kusht, duke thënë: “Nëse mund të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit e Sirisë të kthehen në ndonjë formë strehimi dhe në baza humanitare … Mendoj se të dy ne do të ishim shumë të interesuar ta bëjmë këtë dhe ne jemi . Ne do ta bëjmë këtë.” 

Putin ka sugjeruar se mund të jetë i gatshëm të bashkojë bisedimet e Astanës, Iranin, Rusinë dhe Sirinë, me të ashtuquajturin grup të vogël, Franca, Britania, Gjermania, Jordania, SHBA dhe Arabia Saudite, diçka që presidenti francez Emmanuel Macron, e ka kërkuar prej më shumë se një viti.

Bisedimet bërthamore

Putin tha se të dy ranë dakord të zhvillojnë bisedime mbi zgjerimin e “Traktatit të Fillimit” (për armët bërthamore) që skadon në vitin 2021, por ai tha se donte që ekspertët të ekzaminonin nëse SHBA ishte në përputhje me kushtet e traktatit.

Energji

Trump duket se tani e përqafon më shumë planin e ndërtimit të një gazsjellësi nga Rusia nëpërmjet detit Baltik në Gjermani. Putin premtoi se do të vazhdojë të transmetojë gaz përmes Ukrainës sapo të skadojë kontrata aktuale dhe pasi të ndërtohet Nordstream 2, duke siguruar kështu Ukrainën me fonde shumë të nevojshme. Por ai tha se kjo ishte e kushtëzuar nga mosmarrëveshja mes Gazprom të Rusisë dhe Naftogaz të Ukrainës që u vendos në gjykatën e arbitrazhit të Stokholmit. Gjykata më parë këtë vit urdhëroi Gazprom të paguajë Naftogazin 2.56 miliardë dollarë duke thënë se gjiganti rus i gazit nuk e shfrytëzonte plotësisht gazsjellësin e Ukrainës për në Europë siç ishte firmosur në kontratë. Gazprom ka apeluar kundër vendimit dhe ka bllokuar një përpjekje për të konfiskuar asetet e saj europiane.

Toni pajtues i Putinit do të testohet të martën në Berlin në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës mbi tubacionin e ri, të mbikëqyrur nga BE.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. historia njerzore ka treguar se gjithmone ate qe jan vene pas interesit te pushtetit.dhe parase ,ne cdo cast aot behen armiq te njeri tjetrit,,arsyeja egoja e pangepur dhe mundesia e pamundur.ceshtja siriane i ka mbledhur te fuqishmit pa kthim pas ,arsyeja ari zi dhe ari vertete.por ne cdo kohe njeriun e pret ajo cfar mendon flet dhe vepron nese tria e ka me drejtesi hak lajm i mire per suksese nese jo lajm i keq per humbje fakti keshtu qe vullneti zotit me krijimin e ligjeve dhe gjallesave,historia njerzore ka njohur ulleheqes kolloz te cilet kan ullhequr drejte sejcilit i kan llene hakun nuk kan kerkuar ate cfar ska qen e tyre dhe sukseset i kan pasue te njepasnjesheme ,per te marr shembull kurse sot te drejtes dhe pasusve te saje po u mbetet vetem emri ,aman cfar fatkeqsie ,ku pacmangeshem ne vend qe njerimi te terhiqej drejt paqes siguris zgjilljeve shpreses po shkon drejt luftrave shkatrrimit total pa nevoje ,treguesit per tu bindur jan prezent mungesa drejtesis ,vlerave kurse padrejtesia po zhvillohet me nje intensitet te papere ne histori ,mir e din qe duhet drejtesia rregull por jan te paret qe i vene kazmen ,por pacmangeshem zhvillimi jetes me koficentin e vet drejtesi apo padrejtesi ,nxit mendimin dhe perkrahjen njerzore kudo ne bote per te pranuar domosdoshmerit ,qe qe organizimi sistemit jetes ti pershtatet ligjit funksionit jetes e ardhmja me hir apo pahir do ti bindin te gjith me fakte per pranimin e domosdoshmerive ,te gjithckaje qe mundeson ekulibron jep hakun zgjill problemet e jetes ne toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *