• |
ide | kryesore

Kulla ajrore e Tiranës për pak çoi në Serbi ish komandantët e UÇK-së

Lajme, Të fundit



Delegacioni kosovar që ishte nisur diten e marte për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministri Fatmir Limaj, ka pasur një incident i cili ka mundur që ata t’i çoj në duar të serbëve.

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasur një incident pasi si pakujdesi e kullës ajrore të Tiranës, kishte udhëtuar në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia, shkruan gazetametro.net.

E gjithë kjo situatë që sipas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish krerët e UÇK’së, tani liderë të institucioneve të Kosovës, do të mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe, ishte shkaktuar nga pakujdesia e kullës ajrore të aeroportit të Tiranës, që duhej t’i jepte avionit direksione drejt Brindizit, e jo drejt hapësirës ajrore të Republikës Serbe.

Haxhiu ka thënë se kjo situatë ishte vërejtur nga Pacolli, edhe ishte evituar prej tij, pasi në këtë moment ai i kishte dhënë urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë.

Pra delegacioni i Kosovës i nisur për në Bruksel, ishte kthyer në Tiranë, dhe sërish tani përmes vijës ajrore të Brindizit kishte shkuar në Bruksel, ku tani edhe janë anëtarët e delegacionit kosovar.



6 Comments

  1. Po sikur keta te kulles se kontrollit e bene me qellim qe drejtuesit e KS ti dergojne ne duarte e serbve. Duhet te hulumtohet mire, ku ishte qellimi…. ndoshta me i be nje sherbim Serbise. Kosovaret edhe ne duarte « e disa njerzve te Shqiperise » nuk po kane sigurine, thene me mire po tradhetohen.

    1. Gabime qe ndodhin. Edhe nqs eshte bere qellimisht, ai person mund te jete korruptu nga serbet,sepse ishte ndoshta hera e pare qe ne nje avion ndodheshin te gjithe ish komandandet:Komandant Limaj, Thaci,Haradinaj, Veseli si dhe Pacolli. Keshtu qe per serbet do kishte qene nje dhurate e pa krahasueshme sjellja e tyre ne Beograd, jo qe do mund ti benin ndonje gje,por do tentonin ti benin nje poshterim,sic ia beme ne Gjuriqit. Por nuk mund te ndodhte kjo,sepse shqiponjat dominojne ne ajer.Bile ndoshta kane kalu ne Republiken Serpske vetem sa per te shkarku banjon e avionit

  2. Ishte ndonje serb ne ate kulle kontrolli, e pa kuptimte. Por do te behej ngjarje sikur te peefundonin me vete dorezim ne Seebi. Oj Shqiperi e mjera Shqiperi.

    1. E ke gabim.Nuk mund te krahasosh Thacin me Limajn apo Haradinajn. Ne dore te armikut sduhet te leme asnje,as nje kriminel vrases e jo me udheheqes shteti,sado te keqinje te jene.. Me mire t’ia bejme gjygjin ne vendin tone se sa t’ia dorezojme si trofe serbeve.Ndaj serbeve ska dallime politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *