• |
ide | kryesore

Operacion i madh në Prishtinë, arrestohen 3 të huaj dhe 1 kosovar të dyshuar për vrasje

Lajme, Të fundit



Një operacion policor mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në disa lagje të Prishtinës ka çuar në arrestimin e 4 personave. 3 prej të arrestuarve janë shtetas të huaj, ndërsa tjetri është nga Kosova.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vrasje, ka bërë të ditur policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale ka rezultuar me ndalimin e 4 personave të dyshuar; 3 shtetas të huaj dhe një kosovar. Shtetasit e huaj janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje”, – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Aksioni është fokusuar në lagjen Kalabria të Prishtinës, ku janë parë duke u arrestuar disa persona.



1 Comment

  1. Nga keta 3 shtetasit e huaj qe u arrestuan dy prej tyre jane malazez(Mari Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq), dhe i treti serb ,i sherbimeve sekrete serbe. Per momentin ndodheshin ne Prishtine (Lagjia “Kalabria”).Te tre akuzohen per vrasje te shumta ne te kaluaren. Ku dihet cfare planesh kane pas per te realizu ne Kosove, por u kapen ne kohe. I katerti “kosovari” mund te jete kosovar-serb(me kombesi serbe) ose rast tjeter qe ska lidhje me kete rast

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *