• |
ide | kryesore

Presidentja kroate vjen në Tiranë: Ju ishit miqtë tanë edhe në luftë

Lajme



Presidenti Ilir Meta priti me një ceremoni zyrtare, homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet për një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Presidentja kroate evidentoi miqësinë shqiptaro-kroate në fjalën e saj dhe tha se diskutimi i sotëm lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Në 18 mijë shqiptarë që jetojnë në Kroaci, 2500 prej tyre ishin vullnetarë në luftë dhe disa humbën jetën e të tjerë u zhdukën”, – deklaroi Kitaroviç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *