• |
ide | kryesore

Luis Enrique kërkon t’i “vjedhë” Francës një lojtar

Sport



Trajneri i ri i Spanjës, Luis Enrique, i ka idetë e qarta dhe përpjekjet për të ndërtuar skuadrën e re spanjolle, i nis me tentativën për ti rrambyer Francës një lojtar. Sipas Mundo Deportivo, tekniku kërkon ti ndryshojë shtetësinë Aymeric Laporte, për ta aktivizuar me Furitë e Kuqe.

Mbrojtësi i Manchester City ka luajtur për Francën deri në nivelin e Under-21, por nuk është grumbulluar asnjëherë me ekipin e parë, që do të thotë se mund ta ndryshojë nacionalitetin.
Me Sergio Ramos e Gerard Pique të dy mbi 30 vjec, Luis Enrique është në kërkim të lojtarëve të rinj në qendër të mbrojtjes dhe e sheh 24 vjecarin si zgjidhje ideale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *