• |
ide | kryesore

Kush janë 3 gjyqtarët kandidatë që qeveria shqiptare ka propozuar për në Gjykatën e Strasburgut

Lajme, Të fundit
1490208497strasburg.jpg



Qeveria harton listën përfundimtare, duke rekomanduar 3 kandidatë për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ata janë Darian Pavli, Marjana Semini dhe Sokol Berberi.

Emrat e tyre u përzgjodhën nga komisioni ad-hoc mes 16 aplikantëve që përmbushnin kriteret e shpallura në njoftimin për aplikim. Komisioni bëri vlerësimet e tij për çdo kandidat bazuar në një sistem pikëzimi prej 100 pikësh në total, më një përkatësi prej 30 pikësh për dosjen e çdo aplikanti dhe 70 pikësh për intervistën.

Të tre kandidatët e rekomanduar iu përgjigjën me shumë saktësi të gjitha pyetjeve të drejtuara nga komisioni ad-hoc gjatë intervistës, në gjuhën shqipe dhe në anglisht, duke spikatur për njohje të thelluar të jurisprudencës së GJEDNJ-së, mënyrës së funksionimit të GJEDNJ-së dhe rolit të gjyqtarit në GJEDNJ.

Lista me tre kandidatët u dërgua për konsultim, mbi përshtatshmërinë e kandidatëve, pranë Panelit Këshillues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Kjo listë i dërgohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për procedura të mëtejshme.

Po kush janë tre kandidatët?

Z. Darian Pavli  jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

Znj. Marjana Semini – juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistraturës për 20 vjet dhe drejtore e saj (2009-2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizatave të huaja (USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializime për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautore e disa botimeve.

Z. Sokol Berberi – jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetuese (prill 2007 – shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuues në përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj.



2 Comments

  1. Ky Sokoli ose ka ndonje super dhip ose ben vezen me dy te kuqe se ska mundesi qr 3 here nuk e pranon Strasburgu, 3 here ja fut rama emrin ne liste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *