• |
ide | kryesore

Gjyqtari Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, reagon PD: Vettingu po i shërben vetëm Ramës

Lajme, Të fundit
E.-Alibeaj-10-maj.jpg



PD deklaron se konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani është vula për të konkluduar se procesi i vetingut është fals.

Në një prononcim nga selia, paraditen e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD e konsideron lajm të keq konfirmimin në detyrë të atij që e quajti “shërbëtor i Edi Ramës” dhe “mik i Fatmir Xhafës”

“Organi i vetingut nuk po  i shërben drejtësisë por Ramës” nënvizoi Alibeaj duke shtuar se PD e paralajmëroi “vendimin politik” për Ardian Dvoranin

Kjo është hera e dytë që me dalje publike PD akuzon Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se po zbaton standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që i shërbëjnë Edi Ramës. PD i referohet rastit te gjyqtarit Ardian Dvorani.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *