• |
ide | kryesore

Lushnje, tentohet të vritet 29-vjeçari. Policia arreston një person

Lajme, Të fundit



Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnje. Policia thotë se shtetasi me inicialet S.Xh, 26 vjeç nga Lushnja, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë bashkëqytetarin e tij, shtetasin A.Ç, 29 vjeç.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, 29-vjeçari ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Peugeot”, dhe fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Në pranga është vënë shtetasi I.Xh 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet, ndërsa po punohët për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi zyrtar

Në datën 24.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin S.Xh, 26 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.Ç, 29 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Peugeot”. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I.Xh, 60 vjeç, banues në Lushnje pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nenet 76, 22, 278 dhe 301 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *