• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kryepolici i Pogradecit i flet qytetarit: Të ma rruash…

Lajme, Të fundit



Një video e postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, denoncon kryekomisarin e qytetit të Pogradecit Agron Brahaj. Sipas qytetarit që e ka filmuar ai ka kërcënuar dhe fyer disa të rinj në qytet.

Denoncuesi shprehet se të gjithë policët bëjnë si të kulturuar kur kanë të ndezura kamerat e trupit, por në momentin që ato fiken për qytetarët ka vetëm fyerje e kërcënime.

“Dua tju dergoj nje video abuzuese te kreut te Komisariatit te Pogradecit Agron Brahaj, i cili dhunon te rinjte pogradecarë. Komisari eshte personi qe fyen dhe kercenon te rinjte ne video. Ja pra kjo eshte policia e shtetit, kur filmojne vete sillen si te kulturuar, dhe kur fikin kamerat kërcënojne dhe shajne qytetaret” – thuhet në SMS-në e qytetarit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *