• |
ide | kryesore

Lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika, u arrestua për abuzime me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan

Lajme, Të fundit



Lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika. Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi sot masën e sigurisë për ish drejtorin e Autoritetit Rrugor nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Xhika u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 së bashku me 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku.

Arrestimet u kryen pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”. Ndërkohë në dhjetor 2017, Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri paditi në prokurori, Damian Gjiknuri për shkelje në zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Atëherë u mësua se dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë. Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017.

Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë ndodhen në “arrest me burg” që prej momentit të arestimit.



5 Comments

  1. Meqe nuk i bleu dot votat e LSI tani po bejne ca leshime se vjen rishtaz shtatori e ju duhen jo vetem votat e tyre, por me shume percarja e opozites dhe diskretitimi i LSI si parti qe e dredh bishtin. Te shohim a do e haje kete sinjal Mona. Duhet degjuar Zheji kur thote “qendro opozite”. Kostoja e nje terheqje do ishte e rende per kete parti qe ka filluar te rimekembe besimin pas shume pakteve te dyshimta me mazhorancen.

  2. Mos i bini në qafë Dashamir Xhikës . Edhe po pati marrë diçka , i lumtë , por prap them , që nuk është aspak faji i tij , por deri diku i drejtuesve të vet ( ish Ministrit ) , e mbi të gjitha i mungesës akoma edhe sot të strukturimit dhe zbatimit të RREGULLIT në funksionimin e proceseve të TENDERIMIT dhe ZBATIMIT të ndërtimit e realizimit të ç’farëdo vepre apo objekti me fondet publike .
    Kur nuk funksinon RREGULLI dhe ligjin e bën Maliqi , jo ky djalë , por dhe MARKSIN të veje në atë vend do prishej .
    Po të erdhi tjetri me propozimin , a do i marrësh ti e ta mbyllim , apo t’i ketë kismet ndonjë tjetër ( sepse ai do e çajë se s’bën ) , ty jo vetëm do të bëjnë për budalla , dhe po nuk ike vetë , do të heqin si pengesë .
    Prokurori . Me fakte , edhe mund ta gërricni , por pa fakte , lejeni rehat këtë çun , e ngrini akuzë për mos funksionim RREGULLI për të gjithë dikasteret , që operojnë përditë me fondet publike . Ti dalin për zot mbrojtjes nga akuza , kush të detë , ministrat apo sekretarët e Përgjithshëm , por kjo punë duhet realizu e çu deri në fund , njëherë e mirë , po deshëm të ruajmë paret e të mos çojmë më Dashamirë , e sa e sa drejtorë të tjerë nëpër burgje . KLSH-ja ka qindra e qindra faqe me dokumentime shmangiesh e abuzimesh , dhe rrin duke na përmend shifra astronomike , që do ngrinin edhe të vdekurit nga varri , por asnjëherë nuk ka bërë analizë , pse ndodhin kaq shumë ky fenomen dhe këto abuzime .

    Spartak VERDHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *