• |
ide | kryesore

Lirohet pas 10 vitesh shqiptari që sulmoi me acid avokaten italiane

Arkiva, Lajme, Të fundit
acid



Në prill të 2013-ës, për 30 mijë euro, ai i hodhi acid në fytyrë avokates së Pesaros në Itali, Lucia Annibali duke i transformuar fytyrën e saj. Tashmë shqiptari Rubin Talabani, 41 vjeç është i lirë. Mediat italiane shkruajnë se ai është kthyer dhe jeton në Shqipëri pasi ka kryer 10 nga 12 vjetët e dënimit të tij të formës së prerë.

Gjesti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat dhe “ishi” i gruas, i cili më 16 prill 2013 kishte instruktuar Talabanin dhe shokun e tij shqiptar Altistin Precetaj për rrugën që bënte ish-gruaja e tij. Të dy kishin vëzhguar gruan poshtë shtëpisë dhe më pas e sulmuan Annibalin duke i hedhur acid në fytyrë.

Të dy shqiptarët u dënuan me 12 vite burg, ndërsa ish-bashkëshorti me 20 vjet. Lajmi për lirimin e Rubin Talabanit u dha nga avokati i tij gjatë një seance gjyqësore për trafik droge.

Në seancë doli se Talabani është i lirë dhe jeton në Shqipëri, falë një ligji për krimet e kryera nga të huajt, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për 10 vjet.

Lucia Annibali, një ish-deputete e zgjedhur me Partinë Demokratike dhe më pas kaloi në Italia Viva. Sot është avokate e popullit e rajonit të Toskanës. Në vitin 2019, Talabani i shkroi një letër Annibalit duke shprehur pendimin e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *