• |
ide | kryesore

Gjyqtari Shkëlzen Selimin akuza hetuesve: Kanë nxjerrë materiale sekrete te mediat, largohem nga seanca

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme anëtari i gjykatës së lartë Shkëlzen Selimi doli para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit për procesin e Vettingut.

Ne nisje te seancës gjyqësore, ai kërkoi pezullimin e saj deri në kryerjen e një hetimi se kush është personi qe ka nxjerre ne media disa dokumente konfidenciale për të. Por komisioni nuk e pranoi kërkesën e Selimit.

Pasi u njoha edhe me vendimin e ndërmjetëm, çmoj qe vazhdimi i procesit bie ndesh me nenin 6 te Konventës së të Drejtave të Njeriut për proces te paanshëm. Siç e shpjegova dyshimi im nuk është te trupa, por te personat qe kane punuar me raportin e DSIK-së. Kane nxjerre sekret hetimor dhe unë s’jam vene ne dijeni. Ky proces po zhvillohet vetëm te figura. Mua s’më janë bere me dije hetimi pasuror dhe aftësitë profesionale. Unë këtu jam për te mbrojtur dinjitetin tim. Pakkush ka mbajt peshe penale si unë me 15 mije çështje te tilla mbi shpatulla. Kam gjykuar çështje penale te jashtëzakonshme. Kam dhënë mbi 15 dënime me burg përjetë. Pasi te largohem ju lutem bëjani ju me dije publikut përgjigjet e mia për konstatimet e hetimit administrativ”, – tha Selimi përpara se te largohej nga salla.

Ndërkohë, jo më larg se dje ishte Top Channel ai që publikoi një lajm ekskluziv për Selimin, i cili kishte të bënte me një përgjim të gjyqtarit. Aty aludohet për lidhjet e tij me botën e krimit.

Shkrimi i djeshëm i Top Channël:

Shkëlzen Selimi, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, del nesër në Vetting. Me emrin e tij janë lidhur dosje të mëdha, të cilat si një shërbim për politikën janë mbyllur, përmendim këtu Gërdecin.

Pas vendimit, Shkëlzen Selimi udhëtonte me makinën e të dënuarit për tragjedinë e Gërdecit. Lidhjet e tij me botën e krimit dhe bandat e trafikut të drogës janë të vjetra dhe të faktuara edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Top Channel disponon materialin ekskluziv që fakton lidhjet e gjykatësit Shkëlzen Selimi me bandat kriminale të qytetit të Fierit, të cilat janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Nga dokumenti që disponon Top Channel kuptohet që gjyqtari Shkëlzen Selimi ka ndihmuar dhe bashkëpunuar për lirimin nga burgu të një të arrestuari, që ishte kapur në flagrancë me armë pa leje.

Ngjarja për të cilën SHISH ka përgjuar ka ndodhur në dimrin e vitit 2011 në qytetin e Vlorë, aty ku ka punuar si gjykatës edhe Shkëlzen Selimi.

Oficerët e Shërbimit Sekret ishin në ndjekje të Fero Dervishajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata raportojnë se në përgjime kanë kapur komunikime edhe me gjykatësin Shkëlzen Selimi. Ja çfarë thuhet në dosje:

“Gjatë ndjekjes së procesit informativ në ngarkim të këtij shtetasi nga një ngjarje e rastësishme që lidhet me arrestimin e tij më datë 27 nëntor të vitit 2011 për armëmbajtje pa leje, u vërtetuan disa lidhje korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë dhe policisë , të cilat brenda 3 ditëve mundësuan nxjerrjen e tij në gjendje të lirë, në datën 30 nëntor 2011. Lidhjet korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë referuar ngjarjes konkrete janë: Zoti Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në dosje.

Në raport thuhet: “Ora 17:19 minuta: Fero kontakton me Shkëlzenin dhe e falenderon. Më pas Fero e vë në dijeni se të nesërmen, më 1 dhjetor, mund të shkojë të takohen. Shkëlzeni e konfirmon për të ardhur në atë ditë.

Në orën 19:11, shtetasi me inicialet E.A. i dërgon “sms” Shkëlzenit me këtë tekst: Rrofsh, por besoj se nuk duhet të të bezdisja se e dije ti përfundimin. Përshëndetje, Mondi.

Ora 19:14: E.A. merr këtë “sms” nga Shkëlzeni me tekst: Në jetë ka edhe aksidente. E rëndësishme ishte fundi i gëzuar. Bëra çdo gjë që edhe shoku im do ta kishte bërë për mua. Unë besoj te shoqëria. Do ta festojmë.

E.A.: Patjetër do ta festojmë. Për këtë nuk të telefonova më sepse unë besova te ty”.

Oficerët e Shërbimit Informativ kanë përgjuar edhe një bisedë mes dy anëtarëve të një grupi kriminal, të cilët tregojnë se si janë arrestuar nga policia.

“E.A: Ishin të Tiranës. Ishin në shërbim, në punë… Ishim në BMË ngjyrë gri. Pas meje ishte ai shoku që është në Tiranë. Po gabuam.

G.Gj: Pse e bënë atë punë…?

E.A.: Ishte faji jonë se unë mund t’i thosha… prit se është ky që po vjen pas meje. Është çanta e tij, e kupton?!”.

Në raport, oficerët e Shërbimit Informativ shkruajnë se pas mjetit ku ndodheshin dy personat me armë pa leje, ndodhej një tjetër mjet në të cilin ndodhej gjykatësi Shkëlzen Selimi. Policia në Vlorë, më 27 nëntor 2011, gjatë një kontrolli rutinë, në një automjet BMË ngjyrë gri, gjeti një armë pistoletë tip “Berreta” me 15 fishekë, pa leje. Pas verifikimit, makina me targa italiane, rezultoi e vjedhur në Itali në vitin 2007.

Tre ditë më pas, i ndaluari del në gjykatë dhe lihet i lirë. Nga ky moment, Shërbimi Informativ përgjoi mesazhet telefonike që kanë shkëmbyer dy të ndaluarit nga policia me gjykatësin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

 

 



5 Comments

  1. Nqs e dimë që top haleja është tv komunist, dhe që ky gjyqtar ka pasur në gjykim çështjen e pronësisë të kësa
    hale-tv gobëvënës, është shumë e qartë se ky gjyqtar ka të drejtë në atë që pretendon

  2. ky gjyqtar sipas asaj qe po lexojme duhet te shkarkohe dhe ti konfiskohen edhe breket, mjaft me keta plera qe jane nje nga faktoret kryesore te mosfunksionimit te ligjit

    1. O shoku ti dhe unë si qytetarë të thjeshtë nuk kemi fuqi të ndikojmë mbi një gjyqtar, por një politikan e ka bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë, kështuqë vetingu duhet të fillojë nga institucionet më të larta dhe pastaj tek ti dhe unë si qytetarë të zakonshëm

    1. Ka një shprehje në politikë: më mirë një shtet i keq se pa shtet fare, e kemi përjetuar në vitin 1997,

      E njëjta gjë mund të thuhet edhe për drejtësinë si një element shumë i rëndësishëm i shtetit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *