• |
ide | kryesore

Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër që dërgonte emigrantë në Angli dhe SHBA, 9 persona në pranga

Lajme, Të fundit



Shkatërrohet një grup kriminal në Shkodër, i cili merrej me trafikimin e klandestinëve drejt Anglisë dhe Amerikës. Në pranga ranë 9 persona, ndërsa dy u shpallën në kërkim.

Po ashtu policia sekuestroi gjithashtu një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve si dhe prova të shumta materiale të kësaj skeme trafiku.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së.

Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *