• |
ide | kryesore

Teatri i Ri/ Veliaj: Vendimi i Metës një zhgënjim, presidenti të dalë mbi familjet partiake

Lajme, Të fundit



Erion Veliaj e cilëson zhgënjim vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer ligjin për ndërtimin e teatrit të ri në Tiranë.

Kryebashkiaku shkroi në Facebook se pavarësisht kësaj pengese nga Presidenti, puna do të rifillojë në shtator me miratimin e ligjit në Parlament dhe se Tirana do të ketë një Teatër të ri Kombëtar.

Veliaj thumboi Metën duke e krahasuar me paraardhësin e tij, Bujar Nishani, të cilin e cilësoi “noter partiak”. Sikurse shkruan në Facebook, Veliaj ishte i bindur se ishte krijuar pjekuria që presidentit të dilte mbi partitë dhe familjet partiake të vendit.

©LAPSI.AL 

Meta kthen ligjin për shembjen e Teatrit, 9 argumentet kundër Ramës 

Reagimi i Veliajt: 

Kthimi nga Presidenti i Ligjit që do t’i jepte Tiranës tonë një Teatër të Ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëve më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënjim! Jo sepse Presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend.

Teatri i sotëm në kryeqytet, me kryetarë bashkish nga Kamza e Shkodra, që kanë probleme serioze me funksionimin qyteteve të tyre, mund të na ishte kursyer. I ngjan protestuesve të importuar nga ish presidenti për Këndin e Lodrave. Të gjithë e dimë si përfundoi ajo betejë: Presidenti u diskreditua në histori si një noter partiak. Kurse, ultimatumi prej kalamani të SHQUP-it nga ish gjumashi i bashkisë së Tiranës, nuk do kalonte dot as një audicion për teatër kukullash. Skenar i qepur keq në parapritje të refuzimit të ligjit, që fyen inteligjencën e kujtdo që i thotë vetes qytetar.

Por, vendimi i sotëm solli një dobi sepse ndau qartazi palët në Tiranë. Ata që shkatërruan Zogun e Zi apo Sheshin Skënderbej para një dekade, janë po ata sot. Të gjithë bashkë kundër zhvillimit. Lajmi i mirë është se, pala tjetër – shumica e arsyeshme – është sot më kompakte dhe më e bashkuar se kurrë. Aktorë, regjisorë, qytetarë e progresistë kanë parë se veç me punë, pasion e përkushtim ne mund ta ndryshojmë Shqipërinë e ta kthejmë Tiranën në stolinë moderne të kombit tonë.

Teksa pritëm 40 vjet për një Teatër të ri, do presim edhe 40 ditë që Parlamenti ta rivotojë në shtator e t’i hapë rrugë projektit modern – në tokën e vet e me teknologjinë më të fundit. E mira, e bukura dhe e drejta, herët a vonë, triumfojnë; është vetëm çështje kohe! Koha humbur është e vetmja dhimbje që kemi në këtë banalitet politik sepse për ne çdo minutë vlen shumë, ndërsa për ata që kanë vrarë dekada të tëra kohë shqiptare, koha është vetëm një mjet për të na penguar.

Sidoqoftë, ne nuk do t’i humbasim këto dyzetë ditë, por do bashkëpunojmë me komunitetin teatror që të jemi gati sapo të kalojë ligji. Shumë faleminderit të gjithë përfaqësuesve të denjë të atij komuniteti, për peticionin dërguar Presidentit dhe të gjitha autoriteteve e partive parlamentare. Teatri i Ri Kombëtar tanimë ka nisur të marrë jetë dhe së bashku, ne do ta ndërtojmë për nderin e një kombi të tërë. Për kënaqësinë e një populli të tërë. Për dinjitetin e një komuniteti të tërë. Për Shqipërinë dhe Tiranën që duam!
Forca! Bashkë!



6 Comments

  1. Cfare zhgenjim mor shites fiqsh!Teatri nuk eshte shporta jote e fiqve te cilen e shet si te duash.Ajo eshte prone e shqiptareve dhe do ishte perfekte qe per prishjen e teatrit te beje nje referendum me shqiptaret (por po te ishe nje shtetar i kulturuar as do te shkonte ne mendje prishja e nje vlere historike e kulturore).Po qeverisni me lloj lloj marifetesh dhe dredhirash vetem e vetem per te vjedhur.Hajde se dhe disa muaj te kane mbetur.

  2. Kur u be dhe ky fshatari Terpanit kryetar.Edhe Tirana eshte mbushur me te tille pranadaj kakarin ky sumatricja

  3. Zot sa i pështirë është, si ka mundësi që ka arritur të zgjidhet kryetar përballë doktor Kosovës.

    Çdo ditë e më shumë po dyshoj në cilësitë morale të shqiptarëve, por sidomos kur lexoj këtë palaçon atëherë nuk dyshoj që jemi popull shumë idiot përderisa kemi zgjedhur një pleh të tillë ose taulant ballën shef grupi parlamentar, ose saje qorrin ministër të brendshëm, ose arben ahmetaj ministër ekonomie e kështu mund të numërosh dhjetra e qindra zyrtarë të lartë të shtetit që jo vetëm janë të paaftë, por edhe hajdutë e të korrruptuar deri në palcë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *