• |
ide | kryesore

Ish-deputeti-Ramës: Në djall kullat! T’i gjej unë lekët për Teatrin

Lajme, Të fundit



Kthimi i ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar nga Presidenti i Republikës mbetet lajmi kryesor i ditës. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani i shkëputur prej vitesh nga politika aktive ka bërë një koment në Facebook. Ai shkruan se vendimi i Metës mund të shihet si një moment reflektimi nga qeveria.

Komenti i ish-deputetit Andis Harasani në Facebook:

Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin.

Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin.

Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.

Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon.

Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.

Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin!

Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte!

Do të falënderojnë të gjithë!



13 Comments

  1. Ky eshte ai qe u be drejtori i KESH dhe vodhi aq shume me Tos Nanon dhe i deklaroi si te fituara ne Kazino…Nje personazh qe nuk i duhet kujt…Nuk i ben pune as pozites dhe as opozites…e dijne te gjithe qe eshte cun i keq..

  2. Ky edepzes qe nuk u ngop se vjedhuri sic duket nga eksperienca qe fitoi nga grabitja e parase,e ka te lehte te gjeje banken.Natyrisht qe i vjen keq per teatrin qe nga Amerika,ndoshta prokuroreria duhet te beje nje kerkese shtetit Amerikan se ku i gjeti dollaret ky trim.Pastaj hajde llafos per bankat qe i mesove gjate transferave te parave te pista qe i vodhe Shqiperise.

  3. Cdo shqiptar qofte edhe nje I burgosur ka te drejte te jape opinion in e vet. Andis Harasani thote qe financing I projektit te teatrit te ri nuk eshte problem dhe ka te drejte. Teatri eshte vetem leva propogandistike mediatike. Harruat VETINGUN ,LLALLEN,RIHAPJET E DOSJEBE TE VJETRA etj etj

  4. Ai po’ thote ti gjeje
    Dhe i gjen
    Hajdut qe jep nje zgjidhje tjeter
    Cte keqe ka nese kjo eshte e mire per tiranen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *