• |
ide | kryesore

Klopp nuk gjen paqe, kërkon dënimin e Sergio Ramos

Sport



Kanë kaluar dy muaj nga finalja e Champions League në Kiev, por Jürgen Klopp, trajneri i Liverpool, nuk e ka harruar ndërhyrjen e Sergio Ramos ndaj Salah. Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet në turne me Të Kuqtë, Klopp është kthyer të flasë për kapitenin spanjoll të Real Madrid, duke e përcaktuar “të pamëshirshëm” e duke kujtuar se si ndërhyrja e tij ndaj Salah ishte “brutale. E nuk është hera e parë që Sergio Ramos përfshihet në episode të tillë”.

Më pas, tekniku i Liverpool shtoi: “Për më tepër, ka thënë shumë gjëra që nuk më kanë pëlqyer pas ndeshjes. Historia e futbollit është bërë me incidente, por sjellja e tij nuk më ka pëlqyer. Nuk është normale mënyra e tij e lojës, është sikur bota të pranojë përdorimin e armëve për të fituar”. Klopp pretendeon se Sergio Ramos duhet të dënohet, por nuk beson se është i fiksuar nga kujtimi i finales së Kiev. “Ne jemi agresivë, por agresiviteti ynë është i ligjshëm. Nëse thyen rregullat duhet të sanksionohesh. Arbitri duhet të ketë kurajën të marrë disa vendime e nuk ka rëndësi nëse njerëzit mendojnë se unë ankohem shumë apo hedh akuza, disa episode i kanë parë të gjithë. Shpresoj e uroj që me Var, shumë gjëra të ndryshojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *