• |
ide | kryesore

Rama dhe Basha nxjerrin EMRAT/ Kush është “koka e oktapodit të korrupsionit”?

Lajme, Të fundit



Procesi i Vetingut mbetet në fokus të politikës në këtë fund korriku. Rënia njëri pas tjetrit e disa emrave të njohur në radhët e larta të sistemit të drejtësisë, por edhe konfirmimi i disa të tjerëve kanë shkaktuar jo pak reagime. Akuzave të opozitës, kryeministri Rama zgjodhi tu përgjigjej me një koment të shkurtër në rrjetet sociale.

“Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi? Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët, e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje?#HumbësaPaPikëDinjiteti?” – shkruan Rama duke akuzuar opozitën.

Kreu i kësaj PD-së, Lulzim Basha nuk e vonoi përgjigjen, por sipas tij “koka e oktapodit të korrupsionit” janë kryeministri, ministrat dhe krerët e bashkive që nuk ndëshkohen.

“Edi Rama është Koka e Oktapodit të Drejtësisë që mbron dhe nuk ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin. Për të mbrojtur Tahirin, Xhafën, Roshin, Frrokun, Dakon, Sejdinin, Ahmetajn dhe Gjiknurin me shokë, Edi Rama kapi Prokurorin e Përgjithshëm dhe zhduku Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Tani Edi Rama po mbron nga vetingu gjyqtarët e korruptuar si Toska, Dvorani dhe Faqolli, si shpërblim për dosjet që mbyllën dhe si kapar për dosjet që duhen mbyllur. Sa herë PD denoncon me fakte konfirmimin në detyrë në kundërshtim me ligjin e Vettingut të shërbëtorit të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, Edi Rama, reagon me akuza të dala boje kundër opozitës.

Vettingu i kontrolluar politikisht prej Ramës, ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre. Ndaj atij i ka rënë maska dhe tregohet botërisht me gisht si njeriu që mbron korrupsionin në drejtësi, për të mbrojtur interesat e veta dhe të krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris” – shkruan Basha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. O basha o pasha na trego menyren se si e kontrollon gjatoshi vetingun? Na trego o te keqen se po vras mendjen se si. Te gjith e dim se kush e kontrollon vetingun dhe nuk je as ti e as rama. Ata qe e kontrollojn, ti dhe rama u ruan topet.

  2. Armiqte tane na kane hale ne si.
    Ata na kane ne ne grike te pushkes, por ne i kemi ata ne grike te topit!
    Urrrrrrra, Luli, Luli, Luli, urrrrrra…….

  3. Luli mos nderprit pushimet,qetesou atje ne holland kur te vish prap do te jesh mire futi dhe marveshje te Re me ramen dhe del edhe ti edhe salivaret e tu te fituar si opozite e forte.

  4. Me kete lloj vetingu nuke do kete ndeshkim te peshqeve te medhenj. Kete katrahure e kemi peshqesh nga
    Lu-Vlahuta dhe disa fshatare te BE qe u shqyen FOR A FEW DOLLARS MORE.
    Morrat e kuq te gjithe bq.

  5. Vetingu po tregon se kush e ka vjedhur shqiperine keta 20 vitet e fundit, kjo eshte nje fitore per demokracine dhe shqiperine sepse po nxjerr ne shesh se sa demokrate jane keta qe drejtuan vendin deri dje..
    Turp te kene ndyresirat qe shiten dhe grabiten shtetin dhe popullin, haram e pacit djersen e popullit qe akoma vuajne nga mashtrimet e bera nga politikanet.

  6. Krahasimi i deklaruar me titullin se “Rama e Basha nxjerrin emrat”, vetëpërgënjeshtrohet më tej kur në deklaratat e dy liderëve politikë, Rama nuk i referohet dot asnjë emri e asnjë fakti në akuzat e tij subjektive për opozitën e Basha i ka përmendur e i përmend me emra e me fakte, të gjithë të përzgjedhurit me të kaluar e të tashme kriminale të PS.
    Është fakt tashmë që edhe “ndërkombëtarët” që kur trajtojnë Shqipërinë në kornizën dipllomatike, flasin me përgjithësimin “politika shqiptare”, po ama ndonjë prej tyre ka dalë edhe me emra konkretë për ta dënuar të keqen e këto emra janë po ato që përmend Basha.
    Titulli i këtij shkrimi pra është një mashtrim flagrant e shtrembërim i së vertetës.
    Nese Bushati me këtë kërkon ti referohet së kaluarës së afërt, pra 27 viteve të fundit të sistemit politik pluralist, ka edhe një fakt tjetër kokëfortë që e përjashton krahasimin.
    Gjatë viteve që në pushtet ishte PD, Kuvendi i Shqipërise u drejtua nga dy politikanë të persekutuar në diktaturën enveriste, Arbnori e Topalli.
    Sot aktualisht ky Kuvend drejtohet nga persekutori i tyre, ish ministri i fundit i sigurimit enverist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *