• |
ide | kryesore

I theu këmbën policit, zbardhet shkaku i sherrit të djeshëm në Kuçovë

Lajme, Të fundit



Arsyeja pse 37-vjeçari Ylli Luka goditi me makinë një punonjës policie mbrëmjen e djeshme në Kuçovë ishte sepse disa persona i kishin ngacmuar bashkëjetuesen.

Pas debatit që ishte krijuar kishte ndërhyrë dhe policia. Në debat e sipër, Luka i tensionuar i ka hipur makinës dhe ka përplasur policin.

Pas aksidentit, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në ndjekje të tij, dhe ka arritur ta prangosë vetëm pas 30 minutash, teksa ai po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës.

37 vjeçari, banues në Nikël, në Fushë-Krujë ishte i dënuar më parë, ndërsa punonjësi i policisë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.



1 Comment

  1. Ky duhet te jete nje nga demokratet me te cilet Saliu ka deklaruar se rrezon c’do qeveri ne Shqiperi, prandaj te ngrihet i gjithe populli per te mbrojtur kete hero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *