• |
ide | kryesore

PD nuk i ndahet Dvoranit, e lidh edhe me miqtë e Agron Xhafajt

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike shtoi një tjetër pikëpyetje në koleksionin e akuzave kundër Ardian Dvoranit, anëtarit të Gjykatës së Lartë i konfirmuar në detyrë nga organet e vetingut. Dyshimet e PD e bëjnë Dvoranin bashkëpuntor të krimit të organizuar, pasi sipas Gent Strazimirit, ai ka qenë ndërmjetës për mosekstradimin në Itali të Gramoz Muratajt, një bashkëpuntor i Agron Xhafajt në trafikun e drogës.

“Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

• A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?

• A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?” ishin pyetjet që artikuloi në një konferencë për shtyp Gent Strazimiri.

Po ashtu Strazimiri hodhi dyshime edhe për rolin e Dvoranit në vendimin e Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e pasurisë së familjes Balili.

“Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili.

Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në rradhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj” tha Strazimiri.

Akuza e PD për Dvoranin vijnë pasi PD e akuzoi për mosjustifikimin e 100 milionë lekëve pasuri, për blerjen e 3 shtëpive në konflikt interesi, për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit dhe për dënimin e shkodranëve në dhjetor ‘90 për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës si prokuror i çështjes.

 

 

 

 

 

 

 

3 Comments

  1. o trim me revole ne brez,po qenke dhe injorant. Hapa vendimin qe i referoheni si qytetare dhe shikoj kryesues Edmond Islami kaloi vettingun; Artan Zeneli nuk e kaloi; Relator Shkelzen Selimi e ka neser; Tom Ndreca ngeli: si mo bure nuk thate asnje fjale per keto por ju ngeli te Dvorani.Te gjithe keta mos jane miqt e Xhafes mo? ose te behen burra e te thone qe na tha Fatmiri apo Edmondi apo Relatori Shkelzen Selimi Cfare te duket kjokompetence apo trimeri? dhe shpresoni tju besoje populli, po boll ore se late nam, turp, na lodhet.

  2. Hall te madh ka saliu me dvoranin 8vjet e kishte ne sistem ne mreterimin e dyte,por nuk e harron kollaj vdekjen e te vellait ne ndermarjen e krimit te zenit ne gerdec.shkrim I paguar nga ruset.

  3. Me duket pozitive qe PD me ne fund po kontribon per fuksionimin sa me normal te vetingun qe e ka votuar vete. Duhet pershendetur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu