• |
ide | kryesore

Flet Safet Bajri, shqiptari më i kërkuar në Belgjikë: Në zgjedhje kam mbështetur Bardh Spahinë e PD-së (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Safet Rustemi Bajri, Shqiptari më i kërkuar nga drejtësia belge thyen heshtjen duke folur për herë të parë përmes, një interviste ekskluzive për Report TV dhënë gazetarit Artan Hoxha. Bajri gjatë ditëve të fundit është kryer në një mollë sherri mes qeverisë belge dhe opozitës, ndërsa media e ka cilësur si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Gjatë kësaj interviste ai tregon se si lindën problemet me drejtësinë belge, për dërgimin në Shqipëri dhe se si u përdor emri tij në luftën e brendshme politike nga ish kryeministri Berisha. Safet Bajri tregon se ai në Belgjikë ka punuar si roje sigurie në një lokal e më pas sëbashku me pronarin dhe disa persona të tjerë është arrestuar. Sipas tij kjo ka të bëjë me konkurencën.

Safet Bajri me detaje tregon për arrestimin e dytë pasi u kap një shqiptarë me 500 gram grogë dhe policia belge e lidhi kapjen e drogës me të.

Safet Bajri në këtë intervistë hedh poshtë të gjitha aludimet për lidhje me PS ndërkohë për herë të parë ai rrëfen për lidhjet e tija me demokratët të cilat datojnë shumë vite më parë gjatë një fushate elektorale. Ai tregon se në zgjedhje ka mbështetur Bardh Spahinë e PD-së./Report Tv



7 Comments

  1. E cfar pastaj??? Kush te beson ty? Njerzit besojn plakun merre, se ai eshte simboli i pastertis dhe i drejtesis. Ai lufton me gjith fuqin me forcat e errta, qe te dal e verteta. Nuk e imagjinoj dot se si do ishte bota pa ate kolos.

  2. sikur ta kishte ndihmuar pd ky kriiminel qe moti do ishte ne burg.por esh i qenefit negjmije si rama,frrok,rosh dosh dhe tash tallet me arta mut markun.

  3. Ky qelbesire eshte dhe ne burg e ka vendin .

    Po ti o Bushat para ca ditesh , kur pasqyrove nje artikull ne ‘Dernier herue’ , gazete belge e cila fliste gjere e gjate per kete kriminel kishe shtuar dhe nje paragraf ( nga vetja jote , dhe gjoja sikur e kishte shkruar gazeta) ku shkruaje “Sipas Gazetes Rustemi ishte angazhuar dhe në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, ku kishte ndihmuar deputetin e PS-së Luan Harusha.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *