• |
ide | kryesore

DENONCIMI/ Bandat i dogjën makinën dhëndrit të Qazim Sejdinit

Lajme, Të fundit



Për të bërë denoncimin e bandave të Elbasanit, Partia Demokratike dërgoi në këtë qytet Ervin Salianjin. Në krah të tij kanë qëndruar deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe kreu i degës së PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashil. Asnjëri prej të dyve nuk foli për gazetarët, duke i lënë denoncimin e fortë për Salianjin, i cili tha se pak kohë më parë bandat i dogjën makinën dhëndrit të Qazim Sejdinit.

“Policia jo vetëm që shërben për të mbrojtur e mbuluar ngjarjen e tmerrshme kriminale e për të fshehur provat e krimit apo për të mos bërë publike ngjarjen, e njëjta situatë ka ndodhur edhe javë më parë kur bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë e policia nuk bën asnjë lajmërim e fsheh ngjarjen. Situata e Elbasanit qe sot eshte i zaptuar nga krimi e banditet s’mund të vijojë në këtë mënyrë. Qytetarët dhe PD do e clirojnë si cdo qytet tjeter nga lidhjet e bandave me pushtetin kriminal pavaresisht sa prona kane vendosur, sdo i gëzojnë dot e do u kthehen qytetareve. Kanë lajmëruar në PD qytetarët, si institucioni më i besueshëm, kanë sjellë info e video e audio se si dëgjohen të shtënat me armë në mes të qytetit nga makina në makinë, me armë kallashnikov e automatik dhe policia e fsheh ngjarjen ne menyre te turpshme duke u bere pjese e bandave, qe ne fakt eshte banda e pushtetit, e Qazim Sejdinit” u shpreh Salianji.



2 Comments

  1. PD-ja tani ha mut kot se tani per tani nuk bene dot asnje gje . PD-ja duhet ti beje nje premtim solemn dhe te vendosur popullit te Elbasanit , me ardhjen ne pushtet asnje bande ne elbasan (dhe kudo ne Shqiperi) nuk do ekzistoje me dhe do japin llogari nje me nje . Kriminelet po drejtojne kete vend ketu e 5 vjet te pashqetesuar .

  2. Hyri apo doli nga Elbasani apo deri aty te Metalurgjiku ky karagjozi Salianj qe si shume ka marre ytrish keto kohet e fundit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *