• |
ide | kryesore

Dyshime për dhunë nga policia në burgun e Fushë-Krujës, i burgosuri me hematoma në trup

Lajme, Të fundit



Raportohet për dhunë në burgun e Fushë-Krujës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se një i dënuar është dhunuar në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.

Bëhet fjalë Adriatik Lalën, i cili thuhet se është dhunuar nga policia. Po ashtu mësohet se ai ka hematoma në kokë dhe trup, ndërsa nuk dihet ende se si paraqitet gjendja e tij.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *