• |
ide | kryesore

Mafia e pronave, paditen në Prokurori 6 zyrtarë të Hipotekës Tiranë

Lajme, Të fundit



KLSH kallëzon në prokurori ish regjistruesin, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

Sipas KLSH “kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 290 873 m2, ndryshime zëri kadastral nga rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 7090 m2,, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik vlerë 11,580 mijë lekë, pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Tiranë për sipërfaqe 24100 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 70, 4 milion lekë, të ardhura këto të munguara për buxhetin nga mos pagesa e taksës së regjistrimit për ambientet e përbashkëta

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për L.B ish regjistrues, B.C,B.H dhe R.M ish përgjegjës sektori dhe B.S e S.SH me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.



3 Comments

  1. DMTH Lediana Bardhi regjistruesi dihet keta specialistet po ashtu po pse si thoni emrat qe ne fillim te heres ??? po aty jane te gjithe per pranga o gazetar prasi

    Nuk eshte problemi qe duan leke por problemi eshte qe jane dhe te paafte!!!! Ne sjetojme ne Gjermani .. thoshte njeri nga keta tipat e hipotekes — ok po keni ngrit sistem rrjepjeje vjeljeje vejeni emrin si te duash po pune smbaron ne hipoteke— pervecse eshte rrit cmimi qe nga koha e Sales realisht eshte trefishuar, po sot spo mbaron dot pune as me leke se kane mbeteru vetem te paaftet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *