• |
ide | kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për patentat me Greqinë

Lajme, Të fundit

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen me Greqinë për njohjen e ndërsjellët të patentave me Greqinë. Vendimi hyn në fuqi zyrtarisht pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Marrëveshja midis dy vendeve u arrit më 11 maj të këtij viti nga dy ministrat e Jashtëm, përkatësisht Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias


Njohja e lejeve të drejtimit ka ndikim pozitiv, pasi do të krijojë lehtësi në qarkullimin e automjeteve midis dy vendeve ku përfituesit më të mëdhenj janë shtetasit shqiptarë për shkak të numrit të madh të tyre në Greqi.

Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 Euro, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi.

Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një rezultat i prekshëm i paketës së çështjeve dypalëshe të diskutuar në Kretë dhe Korçë nga dy ministrat e Jashtëm dhe një punë të gjatë negociuese mes ministrive të transportit të dy vendeve tona.

2 Comments

  1. Sa kam qesh’ ke ajo pjesa “me te drejta te baranarta me shtetasit greke” – hahahhahhahahahahhhahha
    Po s’di emrat do t’i nderrojme ne nashi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu