• |
ide | kryesore

Rama e thotë troç: Nuk më shqetëson fare bllokimi i gjykatave

Lajme, Të fundit



Është e ditur tashmë se pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese të mbetur me vetëm 2 anëtarë edhe Gjykata e Lartë doli jashtë loje (mbetur me 4 anëtarë) pasi nuk mund të shqyrtojë më çështje në themel për të cilat duhet një trupë me 5 anëtarë.

Shqetësimin e ka ngritur prej kohësh opozita sipas së cilës mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë është dhënie më shumë pushtet qeverisë. Por duket se kjo nuk e shqetëson kryeministrin Rama.

I ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH, Rama deklaroi haptas se nuk është aspak i shqetësuar.

“Nuk më shqetëson fare, pasi ky pushtet i kalbur që u ka nxirë jetën shqiptarëve masivisht dhe është duke u çmontuar në mënyrë rrënjësore. Ky fakt është i mjaftueshëm për të përballuar boshllëkun e përkohshëm, edhe të metat e procesit… të tjerat janë muhabete të cilat s’ja vlejnë t’i japim kohë.

Shumëkush thotë që “ca ishte kjo, pse vetëm pushim nga puna, këta njerëz që janë korruptuar”. Vettingu nuk është gjykatë, por bën pastrimin. Prokuroria e gjykata e pastruar patjetër që do të japin vendime e ndëshkime që do të japin edhe për këta njerëz edhe për politikanët.

Kam folur lidhur me faktin që ka një kuje të përgjithshme për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë… por jemi në operacion! Po pastrohen këto gjykata dhe nuk mund të kishte njëkohësisht edhe pastrim edhe ndërtim. Ndërtimi është në proces. Meqë folëm për ndërtimin e Teatrit, po pastrohet sheshi i ndërtimit dhe më tutje do të krijohet një Gjykatë Kushtetuese dhe e Lartë e pastër.

Më mirë këto gjykata të mbushura me llum apo një periudhë tranzicioni për pastrimin dhe një “restart” me njerëz që e kanë kaluar skanerin e imët të vettingu. Askush nuk ka dalë kundër të thotë që po bëhet keq pastrimi”– tha Rama. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ik re pirdhu me gjithe keta vakume. Nuk ka Shqiptare qe nuk po merr pak drejtesi nga zbatimi i vetingut. Edi Rama sikur asgje te mos beje, ta mbushe Tiranen me kulla, vetem kjo pune me drejtesine qe po e mbeshtet pa as me te voglen lekundje e justifikon gjithe tjerat. Rrofte ari kari.

    1. Kjo “drejtesia” e re nuk duket se po jep ndonje nga frytet qe prisnim. Psh, token ne mes te Tiranes po e vjedh Edi, Zamiri po vazhdon ta vjedhe ne jug, Saimiri dhe Fatmiri vazhdojne te jene te lire megjithese duhet te ishin ne burg, Vilma vazhdon merr leket per check-up qe nuk i ben kurre, deputetet vazhdojne mbushin xhepat me parate e bingove qe cdo vit shtyjne zbatimin e ligjit.

      Dmth ndeshkimin e gjyqtareve ne e donim per te ndeshkuar gjyqtaret, apo per te kapur politikanet?

  2. Malok,,,,e ke gjet pseudonikin ne kundershtim me fjalorin shqip——–shqip, por si narkoman qe dukesh, ne kultivim, e shitje e qe fitimin ia coke shefit, (gangsterit te qeverise) dukesh edhe paksa injorant i kohes, me zhvillimet e saj, por nuk po te sqaroj, ne se jeto, mendo e shihi situatat, e veprimet, e manovrimet e drejtesise, e nga kush drejtohen, pastaj hajde ti malok me shumice qe te na japesh mend per drejtesine. PS,,,Zaten edhe komunizmin maloket e nisen,,por u bene qytetare. Shkoi mbrapa idiotit se do vije dita kur ta fuse me shqlm bytheve, si gjithe te tjereve. Kelysha e bire komunistesh.

  3. Per halenë e vendit eshte mire qe te mos let’s gjykata dhe kushtetuese, sepse edhe ne qofshin ky basterd do ti shantazhoje, keshtu qe do ta let’s vjedhjen e shkaterrimin pa u shqetesuar fare, po te krmi parasysh edhe degjenerimin e opposites e cila me non veprimet e saja legjimiton veprimet e ketij bastardi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *