• |
ide | kryesore

Haradinaj: S’ka ndarje të Kosovës! Vuçiç: Nuk dua konflikt me shqiptarët

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur klerikëve serbë, të cilët kanë thënë se fundmi se ka plane për ndarje të Kosovës, duke i vlerësuar këto deklarata si spekulime.

Ky reagim i Haradinajt është bërë gjatë një vizite të tij në kampin Bonsteel, ku është takuar me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich. Kreu i ekzekutivit falënderoi ushtarët amerikanë për kontributin e dhënë për Kosovën. “Ushtarët amerikanë kanë bërë punë të mirë në Kosovës dhe kam ardhur këtu për t’i falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Nick Ducich, komandant në Kampin Bondsteel, ka folur për bashkëpunimin e KFOR-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Komandanti amerikan po ashtu ka thënë se vizita e sotme e Haradinajt në Bondsteel është vizita e parë e një kryeministri kosovar në këtë kamp.

Ai ka komentuar edhe largimet e serbëve nga FSK-ja dhe njëherësh iu ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në institucionet e Kosovës.

Kurse Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka deklaruar se Serbia po lufton kundër 19 vende të botës për Kosovën. Ne nje interviste televizive ai ka lene te kuptohet se Prishtina gëzon jo pak mbështetje nga vendet e perëndimit.

Kreu i shtetit serb tha se nuk do donte ndonjë konflikt me shqiptarët, apo ndonjë popull tjetër.

“Unë jam duke u përpjekur që të shpreh diçka të mirë për popullin serb, sepse në qoftë se ky trend vazhdon, nuk do të ketë më njerëz në Kosovë. Ne jemi duke u përpjekur të ruajmë të shenjtën në Kosovë. Ne jemi duke luftuar për të ruajtur paqen për fëmijët tanë, sepse unë e di se kam punuar shumë për të ruajtur paqen në rajon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *