• |
ide | kryesore

Ditën e sotme bilanc tragjik nga aksidentet, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

Lajme, Të fundit



Dita e sotme ka numëruar 4 të vdekur nga aksidentet në vend.

Katër aksidente fatale ndodhën në Bulqizë, Peshkopi, Kavajë dhe Shkodër.

Në aksin rrugor Batër – Bulqizë në zonën e Martaneshit doli nga rruga një makinë dhe për pasojë humbi jetën 60-vjeçari Asllan Lami dhe mbeti i plagosur pasagjeri që udhëtonte me të, i cili u transportua me helikopter në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti i dytë fatal ndodhi në aksin rrugor Shupenzë – Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, aty ku J. K., duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin I. B., rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.

Më herët, në mesditë një aksident fatal ndodhi në Kavajë, ku një 20-vjeçar humbi kontrollin e motorit dhe për pasojë u përplas me bordurat anësore të rrugës. Donald Agolli humbi jetën në vend, ndërsa e plagosur rëndë mbeti vajza që udhëtonte me të. Mësohet se ajo ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Mbrëmjen e sotme një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Shkodër ku humbi jetën një këmbësor i cili u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën. Dyshohet se viktima, këmbësor, i ka prerë rrugën një mjeti i cili e ka përplasur për vdekje. Këmbësori është përplasur nga një mjet tip “Benz” me targa SH 6616 D. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Shtoji. Policia ka nisur me hetimet në vendin e ngjarjes.

Ndërsa pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, E. P., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin shtetasin A .I, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *