• |
ide | kryesore

Ndërron jetë 58-vjeçari në tragetin Bari-Durrës, pasagjerët: Në traget nuk kishte staf mjekësor

Lajme, Të fundit



Një ngjarje tragjike ka ndodhur në tragetin e linjës Bari-Durrës mëngjesin e sotëm, pak para se të mbërrinte në bregdetin shqiptar.

Një burrë ka humbur jetën pasi ka shfaqur probleme me shëndetin. Viktima është 58-vjeçari Isa Koni nga Maminasi.

Sipas dëshmitarëve, burri është ndjerë keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë, por nuk është i është dhënë nga stafi i tragetit. Pak minuta më pas ka ndërruar jetë.

Ai kërkonte ndihmë i shkreti, ishte keq po në traget nuk kishte staf mjekësor”, kanë dhënë pasagjerët e tjerë të pranishëm.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në morg për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçarit.



1 Comment

  1. Mos flisni kot o njerez. Ne asnje traget nuk ka staf mjeksor. Vetem ne anijet luftarake ose kroçerat e medha kane ndonje infermieri te vogel. Ne tragetet e linjave, ne ato evropiane, perdoret tele-medicina, pra mjeku ne distance. Ndersa per ato linja qe vijne ne shqiperi, eshte e tepert te komentohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *