Edhe pse vitet kanë kaluar, dy vajzat e famshme shqiptare me reputacion publik, na konfirmojnë kryekëput diçka: ato mbeten po aq të bukura sa dikur. Ndonëse, karrierat e tyre profesionale janë zgjedhje krejt të ndryshme nga protagonizmi i dikurshëm si prezantuese e emisioneve verore, sërish e kaluara është pjesë që vështirë të zhbëhet tek secili prej ne

Kështu, ka qenë një video që Julka Gramo e ka nxjerr nga sëndukët e vjetër të nostalgjisë dhe e ka bërë publike në instastory, në të cilën shfaqen Ajola Xoxa dhe Amarda Toska, gjatë shfaqjes së tyre si prezantuese shumë vite të shkuara, në edicioneve verore të argëtimit.

Sot, statuset e tyre civile kanë ndryshuar ndjeshëm. Ami e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, Ajola gjithashtu do të bëhet mama për herë të parë vetëm pas pak javësh, ama koha na dëshmon faktin se përtej çdo angazhimi profesional apo privat, ato mbeten dy nga vajzat më simpatike shqiptare.