• |
ide | kryesore

Ndarja e Kosovës/ A ka një pakt të fshehtë Thaçi- Vuçiç?

Arkiva, Kryesore



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë sot në një konferencë shtypi për të folur për një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Ai është rezervuar të shpjegojë se çfarë parashikon me këtë zgjidhje por është mjaftuar të thotë se “kam menduar se një nga çështjet kyçe është zgjidhja e çështjes së Kosovës për të ardhmen e Serbisë dhe asnjëherë nuk premtoj zgjidhje të lehtë ose të thjeshtë e pa dhimbje, sepse një zgjidhje të tillë nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë”. Përmbledhtas Vuçiç ka theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të sigurojë paqen afatgjate të serbëve dhe shqiptarëve, sigurinë e qytetarëve serbë, hapësirën për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik si dhe korrigjimin e pamjes demografike.

Lexo më tej:

Vëzhgimi/ Si po planifikohet ndarja e Kosovës?

Mehmet Kraja: Ndarja e Kosovës, si përdorim i kombit për pushtet

Andi Bushati: Berisha në shtegun e Gjarprit

Pak a shumë për këtë të fundit ka folur disa ditë më parë edhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, i cili u bë i pari që përmendi idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Ai edhe sot në një intervistë për tv Dukagjini ka thënë se në Bruksel, Kosova do të synojë të marrë Luginën e Preshevës pa dhënë asgjë në këmbim nga Veriu i Mitrovicës.

Pavarësisht këtyre deklaratave të Thaçit, që vështirë të merren seriozisht, ajo që bie në sy është tjetër gjë.

Presidentët e dy vendeve, pa u konsultuar pothuajse me askënd, kanë filluar në vendet e tyre respektive një fushatë që më shumë i ngjan një prove për testimin e opinionit. Nuk ka asgjë të pafajshme dhe aq më pak një rastësi që kjo provë po bëhet njëkohësisht në të dy vendet.

Madje edhe më interesante bëhet loja po të vëresh se edhe tema e zgjedhur ështe e njëjta. Vuçiçi flet për “korrigjimin e pamjes demografike” dhe për sakrificën që duhet bërë në emër të një të ardhmeje më të mirë për serbët, ndërsa Thaçi për një korrigjim që do të mundësonte bashkimin e Luginës së Preshevës me tokën amë.

Por, përtej këtyre deklaratave, duket sikur tashmë të dy liderët e akuzuar për makinacione dhe autoritarizëm në vendet e tyre, kanë përpara tryezave një hartë rruge të përcaktuar qartë, sikur ata e dinë se ku do të mbërrijnë dhe shqetësimi i tyre është vëtëm një: si do ia servirin opinioneve të tyre publike gjellën që po gatuajnë?

E këtu lindin pyetjet: mbi ç’baza kanë rënë dakord Thaçi dhe Vuçiç? Me kë i kanë konsultuar lojrat e tyre me harta? Kush u ka dhënë mandate për një gjë të tillë?

Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta po të mendosh se edhe në Serbi ka pasur shumë skepticizëm, por sidomos në trojet shqiptare si rrallë herë janë unifikuar në të njëjtin qëndrim edhe opozita e Kosovës, edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë edhe PD e Berishës dhe Lulzim Bashës, edhe zëra publikë me qëndrime krejt të ndryshme nga njëri- tjetri. Pra deri më tani, me planin që ka bërë me Vuçiçin, Thaçi ka arritur të marrë vetëm mbështetjen e pjesshme të koalicionit qeverisës që ka krijuar vetë.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Andi berisha me qytetarin digjital i dine te gjitha! Ata jane ne gjendje te lexojne mendjet e njerezve dhe bejne sakrificen e madhe t’ja tregojne popullit, njelloj si Prometheu u dha zjarrin njerezimit! I shikoni sakrificat e vrasesit sali me eunuket e tij Andi,Tosi,Shkullo dhe te tjere te semure psiqike ne oborrin e tij kriminal!Zonjusha -Zonje me syte blue !

  2. Patjeter kjo super Analize e lapsit do jete shkruar ne Moske….
    Andi, gjyshi yt i adhuronte ruset.
    Marr shkas nga fakti qe tipa si Andi, Armandi, Arturi e Tosi, nuk flasi apo shkruajne. Ata vec vjellin vrere mbi kete komb. Te vetmit qe u shqetesuan publikisht per bazen e re te Natos ne Kucove ishin qeveria ruse dhe kokeloqja jone i adoptuar se vec shqiptar nuk eshte, Tos Lubonja.
    Ptu rrace e qelbur. Portal antikombetar. Ju duheni denoncuar.

  3. JO VETEM KA MARRVESHJE MES TYRE POR ESHTE MBRENDA RAMA ERDOGAN PUTIN JANE BRENDA TE GJITHE PER TI BERE KARSHILLEK AMERIKES SEPSE NE SHQIPERI KA LU NJE AMBASADOR I KORRUPTUAR QE NUK PERFAJQESON KURREN E KURRES DEPARTAMENTIN AMERIKAN POR ATE SORJAN .

  4. Nese ka nje pakt, nuk eshte keq, perkundrazi. Nese gjerat arrijne te zgjidhen ne tavoline, me paqe e konsesus, vetem mire eshte. Duhet hequr dore nga linja e nacionalizmit ekstrem, se ajo te con vetem ne lufte dhe konflikt. Sjellja politike e te dy presidenteve, eshte bashkekohore moderne dhe per tu pershendetur. Ky eshte thelbi dhe keshtu duhet gjykuar. Eshte shume e rendesishme qe keto vendime qe jane historike, te kene nje konsesus te gjere ne popull dhe klasen politike. Duket sikur Serbia e ka arritur, ndersa faktori politik kosovar, duket ne kaos. Tjeter gje thote presidenti, komplet tjeter gje kryeministri etj me rradhe. Populli nuk duhet te terhiqet nga deklarata te bera gjoja ne emer te patriotizmit, te cilat leshohen nga njerez qe nuk kane asnje pergjegjesi politike, dhe qe i hedhin benzine zjarrit. Politika eshte marreveshje, dhe sa mire nese arrihet. Duhet hequr dore nga gjuha e luftes dhe konfliktit. Duhet ndeertuar nje e ardhme me e qete per brezat qe vijne, dhe jo te ushqehen me gjuhen e urrejtjes per fqinjet. Kufijte tashme jane koncepte virtuale, se kjo bote po behet gjithnje e me e hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *