• |
ide | kryesore

Pas 1.5 tonëve drogë në Memaliaj, zbulohet një tjetër parcelë me kanabis në Tepelenë

Lajme, Të fundit

Parcelat me kanabis në qarkun Gjirokastër duket sikur s’kanë të sosur. Gati çdo javë po zbulohet ndonjë parcelë. Së fundi policia raporton se është zbuluar një parcelë tjetër në fshatin Kamçisht të Tepelenës, me rreth 100 rrënjë kanabis sativa. Për këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë që ditën e shtunë në Memaliaj u kap 1.5 ton kanabis dhe një arsenal armësh. Edhe për këtë rast nuk kishte asnjë person të arrestuar.


© LAPSI.al 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu