• |
ide | kryesore

Tiranë, rritet numri i vjedhjeve të makinave luksoze, 12 vetëm në një muaj (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Në këtë sezon pushimesh, veç vjedhjes së banesave shtohen ndjeshëm edhe vjedhjet e automjeteve.  Emigrantët që kthehën në atdhe bien më së shumti pre e grabitësve. Të dhënat e policisë tregojnë se hajdutët synojnë më shumë makinat e shtrenjta.

Automjetet luksoze në Tiranë, vijonë të jenë objektiv i grabitësve.Në muajin korrik, sipas shifrave te policisë, në kryeqytet u vodhën 12 makina të shtrenjta. Por hajdutët edhe për makinat po synojnë gjithmonë e më shumë automjetet e luksit. Vlera e tyre ka qenë më lartë se makinat e vjedhura në korrik një vit më parë.
Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat: “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri” dhe “ish-Blloku”. Makinat janë grabitur kryesisht në parkingje, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”.

Nga muaji janar deri në qershor, policia pohon se janë vjedhur gjithsej 50 automjete. Problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve. Vetëm në çerekun e rasteve të raportuara për vjedhjet e makinave, uniformat blu kanë prangosur grabitësit.

Nga statistikat e policisë, numri më i lartë i vjedhjeve regjistrohet në muajt korrik dhe gusht, ku një makinë grabitet cdo dy ditë.Këto 2 muaj përkojnë me kthimin e emigrantëve në vendlindje, ku vijnë bashkë me makinat e tyre. Parkimi në zona të pasigurta, ku mungon ndriçimi dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë është një faktor tjetër që ndihmon hajdutët e mjeteve.

Një pjesë e madhe e automjeteve të vjedhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit. Ndërkohë që, disa nga makinat luksoze, pasi iu ndryshohet numri i shasisë arrijnë të tregtohen në vendet fqinjë si, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni./abcnews.al



2 Comments

  1. Mire t’ ja u bejne se me para pa djerse i kane blere ,me djersen e ballit nuk ble dot nje dum-dum-jo me makina lluksoze .

  2. Asht zotesi shume e madhe kur hajduti vjedh hajdutin!?
    Edwin Von Ramstad po te imiton populli yt’o!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *