• |
ide | kryesore

Nju Jork, burri qëllon për vdekje pacienten dhe veten brenda spitalit

Planet



Në një dhomë në katin e katërt të spitalit “Uestchester Medical Center” në Valhalla të Nju Jorkut, rreth orës 9:40 me orën lokale, një burrë qëlloi një paciente e më pas veten. Të dy humbën jetën.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar lidhjen mes të dyve, që u shuan në një moshë rreth të 70-ave. Askush tjetër nuk ishte në dhomë kur ndodhi ngjarja.

Trupi i pajetë i gruas u gjet i pajetë në shtratin e spitalit, ndërsa i burrit në dysheme. Gjithashtu një pistoletë e kalibrit 38 u gjet në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *