• |
ide | kryesore

Ne, brezi i Kadaresë dhe brezi i Unnikatilit

1, Arkiva, Blog, Ide
shameti.jpg

Kam nisur prej disa ditësh përshtatjen me idenë se të mbetesh prapa bote ka përparësitë e veta. Për shembull, ty mund të të ketë ngecur ora tek Kadareja, por pastaj mëson se vetë Kadareja dhe gjithë poezia e tij është një hiç përpara veprës së një poeti të ri të quajtur Unnikatil.
Dhe kështu një ditë prej ditësh u zhyta në fondin poetik të këtij ylli në agim të cilit, siç më pohuan, i janë njohur haptazi meritat nga vetë ylli i perënduar Kadare.
Interneti gëlon nga vargjet e tij. Të tërheqin vëmendjen poezi të gdhendura me mjeshtëri falë një fjalori të përbërë prej rreth 250-300 fjalësh gjithsej – aq sa një fëmijë 6 vjeç. Mjeshtëria qëndron tek fakti se pavarësisht këtij kufizimi që do ta paralizonte çdo njeri me kurajë mesatare, sërish autori dëshmon një aftësi të rrallë që me këto pak fjalë që zotëron, t’ia dalë që jo vetëm të plotësojë disa fjali të njëpasnjëshme, por edhe të arrijë në mënyrë të habitshme të komunikojë edhe një ide të përgjithshme mbi atë që e mundon.
Poezi të spikatura si “A pe sheh” ose “Dostat e vërtetë” i bëjnë vargjet e poezive “Mall” apo “Edhe kur kujtesa” të Kadaresë të ngjajnë si belbëzime foshnjesh. Më tej kryevepra të paharrueshme si “Gatshëm për pasoja”, “Arsyetimi jem” dhe “Hajde t’lagi”, të lindin ty një nevojë destruktive për të kërkuar një çakmak në xhep dhe për të pjekur me zjarr të ngadaltë gjithë bibliotekën e shtëpisë. Sidomos të poshtërojnë së brendshmi dhe të mbushin me një keqardhje pesimiste për jetën vargje lapidare si:

“Me fjal T’ronda si balena/
Kur pi gjuj anena/
Shqipe po perbrena shkurt jena qa jena/
Diqka qe ti kur smun mu kon”.

Shkurt muhabetit, pas një kredhjeje disa orëshe në artin poetik të vetëm njërit prej burimeve ku rinia e sotme njom buzët, ty të mbetet përshtypja se falë Zotit ke shpëtuar për fije nga aksidenti i tmerrshëm i ardhjes në jetë pak vite më vonë. Je një i mbijetuar kur mundej që për fare hiç gjë të rastisje të ishe adoleshent atëherë kur me pafajësi dhe naivitet, i vendosur nën një shtypje revoltuese papjekurie dhe nxitimi, s’do kishe rrugëdalje tjetër pos adhurimit të këtyre zotave të boshllëkut që njëkohësisht ta zbraz edhe ty kokën, sipërfaqësisë që ta ngec dhe ty në cektinë mendimin dhe çekuilibrit që ia humb gravitetin botës tënde dhe asaj të pasardhësve që do të të ndjekin duke të pasur ty si model.

PS. Një sqarim që e postova gjatë komenteve në vijim: Ndërkohë që me pushime, dëgjoj gjithandej muzikë hip hop në lokale, plazhe e radio. Mes tyre, mbase dhe Unnikatilin që mora si kampion thjesht sepse ma lëvduan për vlerat që mbart poezia e tij. Nuk e di a ka qenë ai që kam dëgjuar apo dikush tjetër me të njëjtin emër. Personalisht këta lloj poetësh – pavarësisht emrit apo seksit – më ngjajnë vazhdimisht si i njëjti njeri. U bëra kurioz dhe ia lexova lirikat në mënyrë selektive pa shoqërim në muzikë, sepse doja të konfirmoja a ishin të vërteta fjalët se Kadareja e ka quajtur pasues të vetes. Jo se Kadareja është ndonjë kulm (dhe e kam thënë me kohë vlerësimin tim për të), por gjithsesi është kureshtare të dish kush po ia merr stafetën. Pastaj kur mbarova së kërkuari kush ishte Unnikatili që është lëvduar nga Kadareja, më lindën dyshime dhe kërkova kush ishte Kadareja që ka mburrur Unnikatilin. Veç shkrimtarit, më doli edhe një muzikante e rrymës minimal techno e quajtur Kadarè Aliu ndaj ka të ngjarë që të ketë qenë edhe ajo që e ka quajtur Unnikatilin një poet të mirëfilltë. Ky varianti i dytë duket më i besueshëm duke qenë se Kadareja e technos bënte këngë pa fjalë fare, por varianti i dytë me Kadare shkrimtarin, ishte më kull ndaj stika tek ai.

13 Comments

  1. Sa rende qenka ky gazetari apo opinionist a ca eshte. po Unikatilin poet e quajne adoleshentet qe e degjojne, dhe poet ne krahasim me rrepistet e tjere, jo ne krahasim me poetet e vertete, e aq me pak Kadarene. Si mund te jete poet Unikatili kur 2 klase shkolle ka, dhe pjesen me te madhe te jetes e ka kaluar ne amerike? Po kur thote, e degjoja diku ne plazh e se di a eshte Unikatili apo dikush tjeter. Pse ben si snob, ti e paske studiuar e degjuar me ore te tera .Pranoje o shameti se nuk u be qameti

    1. Po pse zgjodhe ato fjale nga qindra e mijera fjale qe mund te zgjidhje nga teksti i kengeve te Unikatilit?As une qe i di permendesh kenget e tij, smu kujtokan ato fjale . Pse spermende Vetebesim apo keto kenget e fundit? Unikatil & Don Phenomen -me te miret

  2. Pra ti fillimisht as nuk e dije se cilit Kadare i referoheshin dhe shkrimi duhet te niste me faktin, te cilin ti nuk e ke. Pra e nis me nje thashethem qe deri ne fund as ke arritur ta faktosh. Me pas shkruan paragrafe duke zberthyer vetem nje varg te Unikkatilit dhe ben paralelizem me Kadarene. Jo se kane ndonje gje te perbashket (dhe analogjia natyrisht eshte e sforcuar), por nese ke nje argument (nese do te kishe me sakte), minimumi t’i jepje seriozitet analizes sende (si respekt ndaj vetes si gazetar, meqe ta kane vendosur edhe tek kollona e opinioneve) duke ballafaquar sic duhet poezite, ose minimumi te zbertheje edhe dy-tre poezi te Unikkatilit dhe t’i vendosje perballe poezive te Kadarese, edhe per respekt te lexuesve qe nuk e njohin Kadarene ose poezine e tij.
    Unikkatilin nuk e njoh fare dhe nuk e di se cfare poezie ka, por njoh aq sa duhet median e shkruar per te te thene se nese Unikkatili akuzohet per cekesi dhe mungese bagazhi, shkrimi juaj le te themi qe qendron ne nivelin e Mozzik per nga menyra e trajtimit. Momentalisht ju dhe Mozzik jeni ne te njejten varke. Ai do klikime me kenge qe thone vetem tarnana dhe ti do lexime me nje shkrim qe abuzon ne titull per nje permbajtje qe nuk ekziston. Dhe jo vetem ti, por nje kor i madh analistesh qe tashme shkruajne sic kendon Luana: Sa per te ndenjur ne treg

  3. Sa qenka merzit Koli!! Po pse, sa zgjebe gelojne ne tregun muzikor, dashkan kritikuar dhe bere artikull o Kol?
    Futi nje not!

  4. Ja qe njerezia dhe marrezia nuk kuptojne Kadarene. Eshte si puna e Erdoganit qe thote: Ne kemi Allahu ndersa Trampi dollarin 🙂
    Rrespeke per shkrimin tuaj.

  5. dit per dit zi e me zi
    enveri ju beri kafsh
    rama po ju dhi

    dhe ju dele lop e kazana
    nuk pertoni qelbesires ti shkoni mrapa
    tritol kanabis i gjith vendi u be pis
    ter rrugaqet deputet
    qe qelbesirat te ken nji sekond lezet.

  6. gjamadani vija vija
    sa te mira
    delet e mija

    gjamadani lara lara
    u mbush lana me kazana
    gjamasani tela tela
    parlamenti rames
    ter kriminela.

    o sa mir me qen qelbsir o hej o hej.

  7. Rinia e dikurshme ishte e supozuar te studionte mire sepse diktatura donte zhvillim rrenjesor te vendit. Tani qe bazat u krijuan, fokusi eshte tek shumimi i krahut te punes, gje qe ben kenget dhe tekstet me te qime me te favorizuara se ato ideologjike me thelbe. Thelbi u be kur u be, tani ka ngel vetem me u qi e me punu.

    1. Cke me Arin o burr, ai i ka te qarta te gjitha, eshte “i sqaru komplet” ne vendin dhe kohen e duhur, thuj ca te bejme ne te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu