• |
ide | kryesore

Një vit më parë e donte Juventus, tani zgjodhi Inter

Sport



Keita Balde do të jetë lojtari i ri i Inter. Sulmuesi senegalez pritet të hënën në Milano, bashkë me agjentin e tij Calenda për të kryer vizitat mjekësore e më pas firma. Ish-lojtari i Lazios vjen nga një sezon luhatjesh në Monaco e të mendosh që për të vajtur në Principatë refuzoi Juventusin, që këmbënguli shumë për ta patur në formacionin e Allegrit.

Keita Balde mbërrin tek zikaltrit me formulën e huazimit me rreth 5/6 milionë euro, plùs 30 të tjera për të drejtën e blerjes. Për sulmuesin është gati një kontratë deri në vitin 2023 (një vit huazim plùs katër të tjerë).

Keita do të marrë kështu vendin e fundit bosh tek Inter për lojtarët ekstrakomunitarë, duke mbyllur cdo tratativë tjetër zikaltër jashtë Bashkimit Europian. Ardhja e senegalezit i ka dhënë Spallettit një repart ofensiv të formuar edhe nga Mauro Icardi e Lautaro Martinez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *