• |
ide | kryesore

Albin Kurti e godet fort Thaçin: “Po shet territor nga frika e gjykatës speciale”

Arkiva, Kryesore



Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka goditur fort presidenti e vendit të tij lidhur me idenë për rishikimin e kufijve me Serbinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti mbrojti tezën se Thaçi e bën këtë për t’i shpëtuar gjykatës speciale që e ka miratuar vetë, se ai po anashkalon Kuvendin e një republike parlamentare si Kosova dhe se ai po ndihmon integrimin europian të serbëve duke lënë përshtypjen se dialogu mes dy vendeve po shkon mirë.

Por, alarmi më i fortë i Kurtit ka të bëjë me kujtesën historike se shpesh idetë e ndarjes së kufijve në Ballkan kanë shkaktuar luftën:  “Ne e dimë shumë mirë se si dialogu për territore është më afër luftës se sa paqes konkretisht, presidentët e Serbisë dhe Jugosllavisë në njërën anë dhe ai i Kroacisë në anën tjetër, përkatësisht (Slobodan) Millosheviç dhe (Franjo) Tuxhmani, tërë kohën kanë dialoguar për shkëmbime territoriale e për ndryshime të kufijve dhe kanë dialoguar për territore në përgjithësi dhe paralelisht kanë luftuar. Kanë biseduar atëherë për Bosnjën dhe dialogu i tillë për territore nuk është në kontrast fare me luftën” i tha ai WOA.

Veton Surroi shpjegon: gjithçka duhet të dini mbi debatin e rishikimit të kufijve

Andi Bushati: Gjithçka përveç Thaçit

Baton Haxhiu: Pse Hashim Thaçi ka të drejtë

Sipas Albin Kurtit Thaçi po e bën gjithë këtë kaos për ti shpëtuar ndonjë thirrjeje të mundshme nga Gjykata Speciale: “Për bindjen time, ajo çfarë po ndodh më shumë ka të bëjë me tendencën e tij që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme që e ka imponuar vetë” deklaroi ai duke e quajtur presidentin e vendit si një nga njerëzit që e ka ndihmuar më shumë Serbinë:  presidenti i Kosovës është ai i cili po dëshiron të na bindë se ai dialogu gjashtë vjeçar i mëhershëm na paska qenë i suksesshëm dhe duhet të vazhdohet i njejti sepse rruga e Kosovës për në Bashkim Evropian kalon nëpër Beograd. Unë besoj që është e kundërta. Rruga e Serbisë për në Bashkim Evropian kalon nëpër Prishtinë, mirëpo në Prishtinë po e gjejnë një njeri si presidenti jonë aktual i cili i ka ndihmuar Serbisë si pak kush tjetër në Kosovën e pasluftës” ka pohuar Kurti duke qenë pak konfuz përsa i përket një kontradikte: Ai vetë është për për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, pra për ndryshimin e kufijve aktualë, por e rrefuzon këtë koncept kur bëhet fjalë për kufijtë e Serbisë me Kosovën.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Habitesh me piruetat e Andit, zonjushes-zonje! Kur u be Albini i dashur per saliun? Por arsyeja eshte e qarte : kush eshte kunder mendimeve te Rames, eshte mik i Berishes ne kuptimin, qe ka saliu prej vici-doli konceptin per loyaliti!Njerez si andi tosi, zheji eshte e lehte te gjesh ne shtypin shqiptar! Me falni harrova Basir Collakun injorante dhe genjeshtar kllasi apo dh olldashin e Babales! Rrofte injoranca saliniane!

  2. Andi jo “bushati” me vjen vertet keq qe e majta ime eshte katandisur te Albioni e Vicidoli por me teper se kurre te Rama dhe hajdutet e tij. Ku eshte e majta qe mendon per te varferit ata qe mezi ushqehen, ku eshte ai lideri i majte jo radikal qe terheq njerezit jo me mashtrime e sofren bosh, por me ide se si te kujdeset per ta. Km i mungon kjo empati dhe po zhduk te majten e vertete, ate jokomuniste po te duash (ne ate qe e katandisen)por qe ndjen se cfare punojne e hane njerezit me se pakti. Dua nje te majte pa vjedhje votash qe i le mundesi intelektualeve te arsimojne e sherojne njerezit qe punojne ndershmerisht! A po kerkoj shume si i majte o Andi “robot” per shqiptaret e zakonshem! Sa per Albinin eshte nje pleher qe beri te fitoje Thaci ne Kosove. Por ti o Andi jo Bushati nuk je me i mire se te tjeret se ke zaptuar medjat e i ushqen njerezit vetem me propagande boshe.

  3. Ore lapsshkrues, ku eshte konfuzioni i Albinit???? pse te mos ndryshoje kufiri me serbine dhe te ndryshoje ai me shqiperine???
    Albin ka kerkuar gjithmone BASHKIM. kembim territorresh po flitet tani me serbine. DALLIMI eshte BASHKIMI me kembimin e territoreve .
    Per shqiptaret bashkimi nuk ka ndryshim kufijsh. as merr as jep por vetem bashkohesh . asnje kufi nuk ndryshon me vetveten.
    Ndryshimi i kufijve eshte i rrezikshem kur serviren si modele paqeje dhe tejkalim mospranimesh reciproke per ceshtje te cilat jane mbyllur me pare . Pra serbia po kerkon te hyje ne europe dhe mogherini po kerkon te shese nje fallsitet qe te pranojne serbine edhe pa njohur kosoven . ne fakt kerkohet te hapet Kutia e pandores.

  4. THAÇI ËSHTË ANTISHQIPTAR ,KJO DALLOHET LEHTËSISH PO TË SHIKOSH SE KUSH E PËRKRAH, PRA E PËRKRAH BATON HAXHIU , IDIOTI ANTISHQIPTAR TIFOZ I KRIJIMIT TË KOMBIT KOSOKAR , KADRI VESELOVIÇ GJITHASHTU TIFOZ I KOMBIT KOSOKAR, QË TË GJITHË BYTHLËPIRËS TË ERDOKARIT DHE SËRBËVE.
    SA HERË RAMUSHI DUKEJ SE DO FITONTE ,ÇUDITËRISHT DIKUSH E ÇONTE NË HAGË, DHE ÇUDITËRISHT THAÇI NGRIHEJ NË DETYRË…………

    1. Edhe une mendoj si ti qe Thaci eshte antishqiptar, apo qe Baton Haxhiu eshe i keq, megjithese nuk di qe ai perkrah “kombin kosovar”,e ngaterron me nje gazetar tjeter. Edhe une pra mendoj si ti ,sikurse te gjithe ne fakt, qe ska komb kosovar, por eshte e turpshme qe fjalen KOSOVAR,pavaresisht ne cilen fjali e perdor, ta thuash KOSOKAR,sic e thua ti. Si te thuash Gjakokar, Karcar,tetokar. Njesoj pra sikur kur flet per nje kriminel psh te Tetoves,meqenese ai eshte kriminel ,dhe ti urrejtjen ndaj tij ta shprehesh duke i deformu emrin e krahines qe i perket e duke i thene krimineli tetokar. S’ka komb kosovar, as ai qe e promovoi nuk po e permend me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *