• |
ide | kryesore

Video/ Derbi i Londrës është i Chelsea, Sarri e kundërta e Emery: 2 fitore në 2 ndeshje

Sport, Video



Një ndeshje spektakolare në Stamford Bridge i ka dorëzuar në fund suksesin Chelsea, që imponohet 3-2 ndaj Arsenal. Maurizio Sarri vazhdon të qendrojë në krye të Premier League me dy fitore në dy ndeshjet e para, duke konfirmuar zgjedhjen e mirë të drejtuesve të Bluve. E kundërta është për Arsenal të Unai Emery, në humbjen e dytë rradhazi kundër dy kundërshtarëve direkt për titull. Ish-tekniku i PSG po dështon të gjejë impaktin e duhur në Londër, ku vazhdon të ndihet hija e Arsen Wenger.
Dy gola të shpejtë të Pedros e Moratas e bënë të dukej një shpartallim për Topcinjtë, që futen në lojë me një gol spektakolar të Mkhitaryan dhe barazojnë tre minuta më pas me Iwobi. Suksesi për Sarrin vjen nga Marcos Alonso, autor edhe i një asist në këtë ndeshje.




REZULTATET
Cardiff City 0 – 0 Newcastle United
Everton 2 – 1 Southampton
Leicester City 2 – 0 Wolverhampton Wanderers
Tottenham Hotspur 3 – 1 Fulham
West Ham United 1 – 2 AFC Bournemouth
Chelsea 3 – 2 Arsenal

KLASIFIKIMI
1 Chelsea 6
2 Tottenham Hotspur 6
3 AFC Bournemouth 6
4 Everton 4
5 Liverpool 3
6 Crystal Palace 3
6 Manchester City 3
6 Watford 3
9 Leicester City 3
10 Manchester United 3
11 Burnley 1
12 Newcastle United 1
12 Southampton 1
14 Wolverhampton Wanderers 1
15 Cardiff City 1
16 Brighton & Hove Albion 0
17 Arsenal 0
18 Huddersfield Town 0
19 Fulham 0
20 West Ham United 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *