• |
ide | kryesore

Britania shpall në kërkim vrasësin shqiptar: Të mos i afrohen njerëzit…

Lajme, Të fundit



Zyrtarët nga Njësia e Ekstradimit të Britanisë kanë shpallur në kërkim dhe po bëjnë thirrje për informacion për të gjetur një njeri të kërkuar në Shqipëri.

34-vjeçari Granit Shehu kërkohet në Shqipëri me dyshim për vrasje. Besohet se ai ishte përfshirë në një grindje më 16 shtator 2015, në të cilën me një armë zjarri qëlloi dhe vrau djalin e xhaxhit t tij.

Shehu përshkruhet si i bardhë, me flokë kafe të shkurtër.

Ai dihet se ka lidhje me Londrën, Eastbournein, Leedonin dhe Midlandsin Perëndimor.

Për shkak të natyrës së shkeljeve q Shehu kërkohet, Policia britanike apelon që publiku të mos i afrohet atij.

Çdokush që ka informacion mbi vendndodhjen e Shehut duhet të kontaktojë Njësinë e Ekstradimit të Britanisë së Madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *