• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentat: Miliardat që ka përfituar Bego duke shkelur ligjin. Prokuroria nën urdhërat e Ramës

Lajme, Të fundit



Dokumente zyrtare të bëra publike sot nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi, (lexo pjesë nga deklarata poshtë) provojnë se vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, trafikanti i drogës i kthyer në biznesmen, Edmond Bego, në shkelje të plotë të ligjit të prokurimit publik që skualifikon automatikisht të dënuarit, ka përfituar disa miliardë lekë nga tenderat publikë. Këto miliarda më të fundit në sektorin e energjitikës.

Konkretisht:

  • 641 milionë lekë nga OST për mirëmbajtje rrjeti
  • 1 miliard lekë sërish nga OST për nënstacionin Librazhd
  • 3 miliardë lekë nga OSHEE për disa kabina elektrike

Dokumentat e mëposhtme publikuar nga PD-ja edhe sot, deri më tani nuk e kanë vënë në lëvizje Prokurorinë. Boçi thekson se ky është një tjetër tregues se institucioni i prokurorisë është kapur nga Edi Rama.

“Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritetet greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai i shndërrua në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën.
Por qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë me harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik.
Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike”, u shpreh Boçi nga selia blu.

©LAPSI.AL 



8 Comments

  1. te jesh i dhjerjes se stalinit,jashteqitjes se mao LUU ce dunit e shurres se enverit pra i bastardit kopalare e shizofren rama e mos te jesh kriminel nuk ndodh.

  2. Trgoni nje here te vetme qe ju keni moral,kur ky bastard ka mare miliarda ne qeverisjen e saliut te dyte dhe me kryesorja qe drejtesia e salivarve e liroi per sjellje te mire.nuk ju sherben te tregoheni me dy fytyra.

      1. po ty o i paemer te kane thene se je super kar ?
        Nuk merresh me lajmin por merresh me komentuesit.
        Vetem ne shqipri te versulen dhe te shajne per mendimin qe ke . Kafshe parahistorike.

        1. Po çfarë pret ti të të themi kur shkruan vetëm gomarlliqe, quhet ndotje ambjenti dhe ndëshkohesh me të shame.

  3. Driteroi e pati quajtur ‘meritokracine’ e qeverise Nano SHKERDHATOKRACI por kjo tanieshte;SHKERRDHATOQEVERI

  4. O baxhelle demokratike te qi….. Qente e salikarve ty me gjithe fis mor shkerdhate.salikaret klasik po shtohen per dite neper rruget e bathores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *