• |
ide | kryesore

Fusha e Valladolid objekt hetimi – Barcelona e tërbuar: “ishte si të luaje në plazh”

Sport



Barcellona arriti të fitojë në Valladolid, kundër kundërshtarëve, por mbi të gjithë terrenit të lojës.Një betejë e vendosur nga goli i francezit Dembelè me asist të Sergi Robertos, e nga goli i anulluar vendasve me të drejtë nga Var. Por polemikat e mëdha pas ndeshjes i krijoi gjendja e fushës së lojës.

Gjendja e fushës së Stadio municipale José Zorrilla ishte në fakt shumë e keqe me pjesë të madhe toke dukshëm të shkëputura gjatë ndeshjes, duke bënë në rrezik dëmtimi lojtarët. Në përfundim të sfidës, shumë lojtarë katalanas protestuan për terrenin. Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets deklaroi për Marca: “Absurde që askush nga Liga nuk erdhi ta kontrollonte. Dukej si plazh, këtu nuk mund të luhet”. Në konferencë për shtyp, edhe trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde ishte në të njëjtën linjë: “È pabesueshme të shohësh një fushë të tillë, por jam i sigurtë se Valladolid nuk ka të bëjë me këtë gjë”.

Barcelona ka bërë të ditur ankimimin e saj formal për kushtet në të cilin u luajt sfida kundër Valladolid e madje presidenti i Federatës spanjolle, Tebas, ka komentuar për sa ndodhi duke lajmëruar masa: “Do të hapim një hetim, nuk mund të luhet futboll në këto kushte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *