• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: Dy ish-trajnerët e Napolit sfidohen në Angli, vendos autogoli i Yedlin

Sport, Video



Chelsea grabit pikët në transfertën e Newcastle, me 1-2 e fiksuar në javën e tretë të Premier League, në sfidën që pa përballë dy ish-trajnerët e Napolit. Maurizio Sarri ka marrë më të mirën përballë Rafael Benitez, por emocionet ishin të gjitha në fund.

Ndeshja u hap me një 11 metërsh të Hazard (76′), por barazimi i Joselu (83′) dhe idenë e një barazimi.

Nuk ishte e thënë në fakt, sepse pas 4 minutash Yedlin (87′) devijon në portën e tij goditjen e Marcos Alonso.

Blutë kryesojnë me pikë të plota bashkë me Liverpool e Watford që deri në këto momente konfirmohen si surpriza më e madhe e kampionatit anglez. Edhe pse shitën Richarlison, lojtarin e tyre më të spikatur, Watford ka marrë tre fitore në tre, këtë herë duke mundur 2-1 Crystal Palace.
Sukses për Fulham, i pari në tre javë kampionat, me një ndeshje spektakolare kundër Burnley, që mbetet vetëm me një pikë.

PREMIER LEAGUE
Watford 2 – 1 Crystal Palace
Fulham 4 – 2 Burnley
Newcastle United 1 – 2 Chelsea

KLASIFIKIMI
1 Liverpool 9
2 Chelsea 9
3 Watford 9
4 Manchester City 7
5 AFC Bournemouth 7
6 Tottenham Hotspur 6
7 Leicester City 6
8 Everton 5
9 Manchester United 3
10 Arsenal 3
11 Crystal Palace 3
12 Fulham 3
13 Brighton & Hove Albion 3
14 Wolverhampton Wanderers 2
15 Cardiff City 2
16 Newcastle United 1
16 Southampton 1
18 Burnley 1
19 Huddersfield Town 1
20 West Ham United 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *