• |
ide | kryesore

Mourinho nuk tërhiqet: “Kam fituar më shumë tituj, se të gjithë të tjerët bashkë”

Sport



Humbja e rëndë 0-3 në shtëpi kundër Tottenham dhe duartrokitjet për tifozët e tij në përfundim të takimit nën sytë e administratorit të deleguar Ed Woodward, të lintë të mendoje një largim të José Mourinho nga Manchester United. Përkundrazi, Special One është hsfaqur para medias grintoz si gjithnjë. “Meritonim më shumë e për mënyrën si luajtëm nuk duhet të ndihemi të mundur” komentoi portugezi duke falenderuar tifozët për duartrokitjet e marra.

Por fusha foli qartë: 0-3 në favor të Tottenham dhe humbja e dytë rradhazi në tre sfida për Djajtë e Kuq. Pas kontradiktave me drejtuesit e klubit për merkaton dhe zërave për një organikë të përcarë pritej shkarkimi i teknikut. Por Mourinho nuk heq dorë: “Tre me zero e di cfarë do të thotë? – iu kthye gazetarit që insistonte – Do të thotë tre gola për ata e zero për ne, sigurisht, por edhe tre Premier League. Ato që kam fituar unë. Kam fituar më shumë Premier League vetëm se të gjithë trajnerët e tjerë të marrë së bashku, kështu që kërkoj respekt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *