• |
ide | kryesore

Befason Ronaldo, për Juventus heq dorë nga Liga e Kombeve

Sport



Zero gola në dy ndeshjet e para zyrtare me Juventusin: një situatë që askush nuk do ta kishte imagjinuar, ndoshta as vetë Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i është afruar, por nuk ka arritur të hedhë në portë firmën e tij të parë me fanellën bardhezi në sfidat ndaj Chievo dhe Lazio: në të parën u frenua nga një super Sorrentino, në të dytën ishte Strakosha dhe një pasaktësi e vetë sulmuesit.

Një situatë nervozizmi e cial duket se ka shtyrë ish-in e Real Madrid të marrë një vendim të papritur, i cili me siguri do të kënaqë popullin bardhezi: sipas “La Gazzetta dello Sport”, Ronaldo nuk do të marrë pjesë në sfidën miqësore e programuar mes Portugalisë së tij dhe Kroacisë, dhe mbi të gjitha për Nations League e cila do të shohë kampionët e Europës të impenjuar kundër Italisë.

Bëhet fjalë për një vendim të vetë sulmuesit ku nuk hyjnë aspak dy kartonët e verdhë radhazi të marrë në ndeshjet e fundit të Botërorit: duke qenë se Liga e Kombeve është një kompeticion i UEFA-s dhe jo i FIFA-s, do të ishte skualifikuar vetëm në raste të veçanta si për shembull një sjellje e dhunshme.

Objektivi i Ronaldos është të identifikojë veten në 360 gradë, si një profesionist shumë serioz, në eksperiencën e tij të re italiane, në mënyrë që të përgatitet më tej për rikthimin në fushë pas pushimit, përsëri në stadiumin Allianz kundër Sassuolo. Por së pari duhet të mposht Parma në ‘Tardini’, një mundësi tjetër për t’i dhënë fund thatësirës befasuese: do të jetë edhe lojtari që ka bërë më shumë gjuajtje në Evropë, por ‘CR7’ e di se ajo që ka rëndësi më shumë është dicka krejt tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *