• |
ide | kryesore

Shkulet statuja e Erdogan në Gjermani, përplasje mes palëve

Planet



Autoritetet e qytetit gjerman Wiesbaden kanë hequr një statujë të madhe të artë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pas përplasjeve që nxiti ajo mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij.

 “Në marrëveshje me policinë e shtetit, kryebashkiaku Sven Gerich vendosi të hiqte statujën, pasi siguria nuk mund të garantohej më gjatë”, njoftoi qeveria lokale e qytetit përmes “Twitter”-it.

Zjarrfikësit mbërritën pak pas mesnate me një vinç për të hequr statujën 4 metra të lartë të Erdoganit nga sheshi qendror i qytetit, ku ishte vendosur të hënën nga artistët si pjesë e festivalit artistik “Bienalja e Wiesbadenit”.

Erdogan pasqyrohej me një dorë të ngritur, duke evokuar kështu statujën e Saddam Husseinit të rrëzuar nga pushteti nga forcat amerikane në Bagdad. Organizatorët shpresonin që statuja do të shkaktonte debat publik mbi temën kryesore të këtij viti të festivalit: lajmet e këqija.

Që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti të vitit 2016 në Ankara, spastrimi dhe përndjekja nga ana e Erdoganit i kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve, përfshi disa shtetas gjermanë, është ndjekur me shumë interes nga Gjermania, e cila ka në gjirin e saj një popullsi të konsiderueshme turke.

Statuja që impononte vendosmëri e guxim e që dukej qartë edhe nga distanca, u shpërfytyrua shumë shpejt me ofendime e shënime të tilla si “Hitleri turk”.

“Në Wiesbaden, një atmosferë disi agresive po dominonte së fundi”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve “DPA”./ Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *