• |
ide | kryesore

Champions, Zanetti: “Grup i vështirë, por jemi Inter”

Sport



I nisur nga vazoja e  tretë, Inter ishte sigurisht italiania që rrezikonte më shumë në Montecarlo, dhe në fakt shorti nuk ishte me fat për të.  Skuadra zikalër u shortua në grupin B së bashku me Barcelonën, Tottenham dhe PSV Eindhoven

Megjithatë zv.presidenti i Inter, Javier Zanetti është optimist: “Ne e dimë se në këtë kompeticion ka ekipe shumë të forta, ne kemi kapur një grup të vështirë, dhe do të përgatitemi mirë. I njohim vështirësitë, por jemi Inter dhe duhet të mendojmë pozitivisht. Messi? Nuk është vetëm ai, Barcelona ka lojtarë të mëdhenj dhe mund të bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Janë të fortë në zotërimin e topit, por ne do ta përgatisim mikrë dhe do të ngrejmë nivelin e cilësisë”.

Së pari, megjithatë, zikaltrit duhet të ngrihen pas një fillimi të komplikuar të sezonit: “Jemi duke punuar me besim të madh, jemi vetëm në fillim dhe duhet të gjejmë formën më të mirë. Që të shtunën kemi një takim për t’u kthyer te fitorja, më pas do të ketë një ndalesë për të punuar në heshtje. Nuk e prisja një fillim të tillë, por ky është futbolli, do të kemi vështirësi të tjera, por ne duhet të besojmë në atë që bëjmë”.

Në fund edhe për  Florentino Perez (presidenti i Realit) dhe rastin Modric: “Ka thënë se nuk kishte ndodhur kurrë që një klub donte të merrte falas një nga lojtarët e tij? Sinqerisht nuk i dëgjova fjalët e tij, nëse i ka thënë do t’i vlerësojmë aty ku duhet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *