• |
ide | kryesore

Itali/ 21-vjeçari shqiptar në arrest shtëpie, policia i gjen qindra doza hashashi

Lajme
karabiniere, Itali



Policia e Romës në Itali ka arrestuar një të ri shqiptar, pasi në banesë i gjeti qindra doza hashashi, të përgatitura për shitje.

Siç raportojnë mediat italiane, 21-vjeçari shqiptar ishte në arrest shtëpie për drogë dhe vepra të tjera penale, por kjo nuk e ka penguar që ai të zhvillonte aktivitetin e tij.

Kontrolli në banesën e shqiptarit u bë pasditen e djeshme, gjatë një aksioni për të luftuar tregtimin e lëndëve narkotike.

Në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, personi i arrestuar do të mbetet nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *