• |
ide | kryesore

Rindizet konflikti / Ruçi shpall datën kur do rivotohet shembja e teatrit

Arkiva, Kryesore

Kuvendi i Shqipërtisë ka publikuar të mërkurën kalendarin e punimeve për tre javët e para të shtatorit, midis të cilave bie në sy edhe caktimi i datës kur socialistët do të rivotojnë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Po t’i hidhet një sy i shpejtë shkresës së shpërndarë nga kuvendi vihet re me lehtësi se data 19 shtator (faksimilja poshtë) do të votohet hedhja poshtë e ligjit të kthyer nga presidenti.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Beteja për teatrin është mbi të gjitha politike

Në fund të korrikut Ilir Meta e kishte mbështetur në 3 shtylla kryesore kthimin mbrapsh të ligjit për shembjen e teatrit:

•Marrëveshja okulte Edi Rama – Shkëlqim Fusha për të ndërtuar kulla në mes të kryeqytetit shkel barazinë para ligjit dhe lirinë ekonomike. Pra, nëse kryeministri ka një truall për të nxjerrë në treg, ai nuk mund t’a bëjë këtë pa garë dhe tender.

•Shembja e Teatrit Kombëtar nuk respekton konventat për trashigiminë kulturore që ka nënshkruar Shqipëria dhe parimet e mbrojtjes së kësaj trashëgimie.

•Rrëmbimi i një trualli që i përket qytetarëve të Tiranës pa kaluar sipas ligjit në Këshillin Bashkiak, ku shumica i mungon socialistëve, është cënim i decentralizimit dhe legjislacionit për autonominë vendore (lexoje poshte te plote).

Lexo më tej:

Argumentimi i plotë i Metës për kthimin e ligjit

Duke përmendur përkrah tyre dhe problemet që ky ligj special hap me marrëveshjet e nënshkruara me BE, si dhe me pronat e privatëve në zonën ku do të ngrihen 6 grataçielat, presidenti bënte ftesë për reflektim, aq më tepër që ky akt po bëhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Por me gjithë ftesën për reflektim të Metës, me gjithë refuzimin e ish kryeministrit Majko për të votuar, me gjithë prononcimin e një sërë institucionesh prestigjioze për mbrojtjen e trashigimisë, Edi Rama duket se do t’i shkojë deri në fund kokfortësisë së tij.

Dhe jo më kot: në lojë janë jo më pak se 200 milionë euro. Jo më kot në sipërfaqen prej 6200 metrash, ku do të ngrihen 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47%. Jo më kot edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit në rastin e kullave të Fushës do të jetë 6.6. Pra gjithçka është planifikuar që klienti i Ramës që deri më tani ka marrë 80 milionë euro para publike nga tenderat dhe prokurimet të fitojë maksimalisht edhe nga trualli përreth teatrit.

Lexo më tej:

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Për të gjitha këto, aktivistët për mbrojtjen e teatrit dhe opozita kanë shpallur një betejë dhëmbë për dhëmbë për ndalimin e kësaj vjedhjeje ditën për diell. Akti i saj i parë do të jetë në 19 shtator. Ditën kur Gramoz Ruçi ka dërguar në kuvend rrëzimin e dekretit të Metës.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Ore cfare u be me ate letren e BEse qe i dergonte Rames me 15 pyetje per teatrin.

    Pak muaj me pare ju shkruat nje artikull me titull bombasitk ‘ BE kryqezon Ramen per teatrin’ dhe ku parashtronit 15 pyetje per ramen gjoja sikur keto pyetje ja kishte bere Brukseli.

    Ju thashe…… qe nuk egziston nje leter e tille .
    Ishte thjesht nje nga ato lajmet e rreme te Lapsit.
    Aq shume genjeshtra kam lexuar ne kete portal sa nuk i kam lexuar ne tere portalet e tjera sebashku.

      1. Edhe ate e lexoj , edhe ai genjen si gjithe te tjeret … por si Lapsi … asnjehere.

        Para ca ditesh lexova nje lajm te lapsit qe ‘sipas nje burimi te besuar te Lapsit’ vellai i drejtorit te OST ( ose OSSHE, nuk e mbaj mend tani) Gjirokaster ishte kapur ne flagrance dhe ishte nen hetim nga prokuroria per vjedhje te energjise elektrike ne lokalin e tij. Komplet genjeshter .

        Pra lapsi krojoi nje fakt te genjeshtert qe u sherbeu per te nxjerre nje konkluzjon politik dhe pastaj derdhi lume gjith propaganden , dhe anal_izat e tij bajate.

        1. Po qe për gënjeshtra e lajme të sajuara o jkl, mjeshtra apo “specialistë” siç thoshte i ndjeri Pjetër Arbnori, janë socialistët, ish enveristë të PPSH.
          Vetëm me një gazetë (Zeri i popullit) e vetëm me një radiotelevizion (RTVSH), ju a shpëlau trutë shqiptarëve për gati 5 dekada, duke ju a mbushur mendjen, se Shqipëria socialiste ishte parajsa e botës
          Mendo se çfarë mund të bëhet sot kur po ata kanë me dhjetra gazeta si të Meros e me dhjetra radio e televizione si ai personal i Ramës (ERTV) nga ku meren “lajmet” e përpunuara nga oligarkët pronarë mediash e pronarë biznesesh ndërtimi të lidhur që para gati 20 vitesh me Ramën për punë leje ndërtimesh.
          Nëse në Shqipëri për nga ana sasiore dominojnë mediat socialiste, mjeshtre të mashtrimit të publikut, mos kujto se në Europë nuk ka media e politikanë mashtrues që mbahen në këmbë me paratë e gënjeshtrat e multimiliarderit spekullant majtist, Sorosit.
          Sigurisht që ato nuk janë në nivelin katundaresk e provincial të gënjeshtrave e mashtrimeve primitive alla Mero Baze, por puna është se ca tru shpëlarë, kur lexojnë në mediat e majta shqiptare (edhe Lapsi , një portal i një gazetari të majtë është, Andi Bushatit, nipit të Hysni Kapos), që ndonëse e kritikojnë Ramën , se marrëzitë e tij bëjnë muuuuu çdo ditë, prapë se prapë mllefin më të madh e kanë me demokratët që ju a përmbysën sistemin e tyre një partiak.

    1. @jkl;

      Komisioni Evropian njoftoi se kishte marre pergjigjet nga Qeveria, me letra te derguara ndaj 4 deputeteve te PD-se dhe ndaj Aleances per Mbrojtjen e Teatrit.

      Po shqyrtojne ligjin dhe do dergojne nje raport, besohet gjate diteve te para te shtatorit.

  2. Me ne fund shpetuam! andi eshte kthyer nga pushimet e gjata qe beri! Do te thoni ju qe ; ku i gjeti parate sepse helbete eshte pa pune?! Vetem nje portal te vogel ka bashke me argitin armando! andi eshte komunist si berisha! Te dy i bashkon Kapo! Por me dnryshimin se dikur saliu ishte sherbetori tani andi eshte servil-mercenari! Kush i luan kukllat ne prapaskene do te mesohet nje dite,por dihet qe saliu e paguan andin me para te gjakut nga Gerdeci me Kosta Trebicken e deri ne CEZ! Para te pista para gjaku! Por,thote andi,paraja s’mban ere nuk ka ngjyren e gjakut ! Eurot jane edhe dollare por edhe para shqiptare! Vazhdo andi me sy blue! Mbushe portalin me fotografite si ato prostitutat qe duan te shesin veten, por jane shume here me te ndershme se ty! Shiko mercenaret analfabete te saliut dhe gjyko andi lepurushin! E bere edhe tos lubon xheloz!

  3. Me 19 Shtator të gjithë te kryeministria ti vemë kazmën pushtetit të llomes më të madhe në historinë e qeverive shqiptare. Edvin prostituta vetëm drurin njeh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu