• |
ide | kryesore

Opozita dhe pozita kërkojnë konsensus para takimit në Bruksel

Lajme, Të fundit



Përfaqësues të partive opozitare, por edhe ata të shoqërisë civile po kërkojnë konsensus politik para takimit mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, i cili do të mbahet më 7 shtator të këtij viti në Bruksel, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Subjektet opozitare dhe ato nga pozita janë shprehur pro konsensusit politik para takimit të ardhshëm në Bruksel mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, i cili pritet të mbahet më 7 shtator.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se subjektet opozitare bashkë me pozitën janë të bashkuar në kundërshtim të idesë për shkëmbim të territoreve, e cila pritet të diskutohet në Bruksel.

“Tashmë është publike që opozita dhe një pjesë e pozitës janë kundër takimit e sidomos kundër temës për të cilën atje po shkon të flasë presidenti i vendit. Jemi komplet kundër, e kemi përgatitur rezolutën për ta dërguar në Kuvend më 4 shtator, besoj që do të aprovohet, që i ndalohet kujtdo qoftë, edhe Hashim Thaçit, të flasë për territorin e Republikës së Kosovës, pasi kështu është edhe në Kushtetutën e vendit”, ka thënë ai.

 



1 Comment

  1. Po luftojne trimat e Zululandit per memedhene….

    Keshtu eshte ne Kushtetute, thote. Po. Ateher kjo resolute cka ashte?.
    Derisa thaqi ka shkel Kushtetuten e po ngul kembe kinse ‘idjotikisht’, atehere thaqi ka vec te akuzohet per tradheti te larte.
    E ju shtetare vini verdalle sikur thaqi eshte Pejgamberi.
    PSE?
    S’ka dyshim qe thaqi po VEPROn nen fajin tuaj,
    o vemje- shtetare te zgjyrosur!
    Shkurt:
    Ju te tere jeni per ne KOSHin e thaqit.
    V.0
    Gjarpni kerkon qe shkeljen: ‘tradheti e larte’ (meqe po e flet haptas) ta shese per mosshkelje,
    skuth- perkufizim B
    -e shumta nji shkelje ne perpjekje donkishoteske,
    Uhuhuh,
    po ju te tjeret?!
    Ligjeron Gjarpni me Zile:
    Uuuune kam plan A, une kam plan B, uuuune do boj referendum….. Uuune do ja marr Serbise…… Ju jeni te mykur
    Uuune kam ne vete Aneriken, BE, Rusibe, Serbine, une jam Mesia, nji cope se Mesia eshte Piktori Tirones….
    Uuuune do e ndaj ket pune me vuqiqin, uuune do boj korregjim kufijsh -Jo shkembim (v.o gjarpnimin & alibine satanike).
    Dhe shtetaret rrine e degjojne ….kina bo resolute ta bejme thaqin zap,
    uhuhuhuh.
    Thaqi nji gjarpen I cofet qe lun bishtin….

    Ene sulltani mblidhteDivanin nuk ligjeronte: Uuuuuune.

    Ore, mire dinjitet s’kane keta pushtetare vemje, po as ‘hunde’ nuk kane ?.

    Prandaj ben Shkjau e Rusi pershesh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *